Që nga themelimi i saj në 1980 nga Friedrich Heimerer, Heimerer Schule ka ofruar një gamë të gjerë të trajnimeve profesionale. Përmes përvojës praktike si instrument edukativo-arsimor, Heimerer Schule ka qëllim të ofrojë një arsimim që formëson profesionistë të përgjegjshëm dhe cilësor.
Duke parë nevojën për profesionistë dhe menaxherë shëndetësor kompetent në Kosovë, Heimerer Schule themeloi Kolegjin Heimerer në vitin 2010 në Prishtinë. Që atëherë, partneriteti midis dy shkollave ka qenë një udhëtim i suksesshëm.
Kolegji Heimerer në Kosovë vazhdon të nxisë një ndjenjë të përgjegjësisë sociale dhe profesionalizmit në studentët e tij ashtu siç ka bërë që nga fillimi institucioni themelues, Heimerer Schule.