PËRPARËSITË E TË QENIT PJESË E KOLEGJIT HEIMERER
Kolegji Heimerer në vazhdimësi përfshihet në projekte ndërkombëtare që kanë për qëllim hulumtimin dhe ngritjen e kapaciteteve rajonale në fushën e shëndetësisë. Studentët kanë mundësi të kyçen në këto projekte për punë praktike dhe avancim akademik.
Kolegji Heimerer është pjesë e familjes së kolegjeve Heimerer në Gjermani. Bashkëpunimet e ndërsjella mundësojnë shkëmbim studentësh mes kolegjeve dhe bashkëpunime grupore ndërkombëtare.
Kolegji Heimerer bashkëpunon ngushtë me klinika vendore dhe ndërkombëtare. Studentët kanë mundësi që ta kryejnë punën praktike profesionale gjatë studimeve duke u punësuar në institucione shëndetësore jashtë vendit përmes Programit Internacional të Karrierës (PIK).