Agjenda e Konferencës së Parë Ndërkombëtare të Infermierisë

Agjenda e Konferencës së Parë Ndërkombëtare të Infermierisë

Kolegji Heimerer dhe Instituti I Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale për herë të parë organizojnë Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Infermierisë.
Konferenca do të mbahet më  11 Maj, 2018 në Swiss Diamond Hotel me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë që shënohet çdo vit në të gjithë botën.
Tema e këtij viti do të jetë “Infermieria, zëri që udhëheqë – shëndeti e drejtë njerëzore”. “ referuar temës dhe motos qe vendos ICN dhe një organizim i tillë do të shërbejë si një platformë për prezantimin dhe diskutimin e hulumtimeve inovative të bazuara në fakte mbi çështjet që mbizotërojnë në sektorin shëndetësor gjatë viteve të fundit.
Kjo është një ngjarje vjetore, e cila përfshin një spektër të larmishëm të çështjeve që kanë të bëjnë me shkencat shëndetësore.
Përmes organizimit të Konferencës, ne synojmë të bashkojmë të gjithë akterët relevant vendor dhe rajonal, si dhe me të ftuar nga Gjermania (ekspertë të infermierisë) me qëllim që t’u sigurojmë atyre mundësinë për të ndarë, diskutuar dhe kundër-argumentuar gjetjet e fundit, duke përdorur lloje të ndryshme të hulumtimit, metodologjive dhe koncepteve teorike. Konferenca është një ditore.