Biblioteka

Biblioteka

Është kënaqësia jonë e sinqertë t’ju mirëpresim në bibliotekën e kolegjit Heimerer. Ne krenohemi me mjedisin tonë të hapur dhe gjithëpërfshirës. Misioni ynë kryesor është të mbështesim qëllimet arsimore dhe nevojat informative të komunitetit Heimerer. Ne vazhdimisht përpiqemi të sigurohemi që puna jonë të mbështesë qëllimet e informimit dhe të mësuarit për komunitetin tonë nëpërmjet shërbimeve inovative, burimeve cilësore dhe  ndihmë individuale.

Biblioteka e Kolegjit është dizajnuar t’i shërbejë studentëve, stafit akademik dhe stafit administrativ për të siguruar informacionin adekuat në fusha të ndryshme shëndetësore. Për shkak të përpjekjeve tona për të mbështetur qëllimet arsimore dhe nevojat e komunitetit Heimerer, ne kemi formuar shumë partneritete vendore dhe ndërkombëtare për të shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga bibliotekat e tjera.

Biblioteka siguron hapësira për mësim në grupe ose për individ dhe kompjuterë për qëllime hulumtimi.

Biblioteka e kolegjit është e vendosur në hyrjen C, kati i katërt.

Orari i hapur: 09:00 – 19:00 E hënë – e premte

Kolegji Heimerer E-Biblioteka

Biblioteka jonë përpiqet të përmbushë nevojat e komunitetit drejt eksplorimit dhe nxënies së dijes. Biblioteka elektronike është nisur si një platformë elektronike që i lejon komunitetit Heimerer të ketë qasje në libra dhe artikuj të ndryshëm. Për të hyrë në e-bibliotekën, ju duhet të klikoni në vegëzën që do t’ju drejtojë në bibliotekën elektronike të kolegjit Heimerer. Përveç një koleksioni të madh të librave dhe artikujve të lidhur me shëndetin, e-biblioteka ju jep qasje në libra të fushave si biznes, politikë, statistikë, arsim, etj. Studentët dhe fakulteti kanë qasje në e-bibliotekë vetëm në kompjuterët apo celularët e lidhur me rrjetin e kampusit. Studentët, megjithatë, mund të shkarkojnë materialin e nevojshëm dhe ta lexojnë atë kudo dhe në çdo kohë.

Biblioteka elektronike është shumë miqësore. Fjalë kyçe përdoren për të bërë navigacion të lehtë.

P.sh:

Nëse jeni duke kërkuar libra ose artikuj në:

Infermieri- Shkruaj “INF”

Logopedi – Shkruaj “LOGO”

Pedagogji Profesionale – Shkruaj “PPSH”

Ergoterapi – Shkruaj “ERGO”

Laboratori Teknik – Shkruaj “LAB”

Menaxhimi Shëndetësor – Shkruaj “MISS “

E-biblioteka ju jep qasje në libra në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane.