Bursa për shkëmbimin e studentëve

 

Edhe një lajm i mrekullueshëm për studentët e Kolegjit Heimerer, respektivisht atyre të programit të
Logopedisë, Ergoterapisë, Pedagogjise Profesionale dhe Infermierise.
Agjencia e Programit ERASMUS+ ka vendosur që të ofroj bursa për shkëmbimin e studentëve tonë për
një semestër, duke filluar nga viti akademik 2018/2019, tek këto dy universitete evropiane shumë
cilësore:
 Universiteti JAMK nga Finlanda, dhe
 Universiteti Carinthia nga Austria,
Paralelisht, Kolegji ynë do të strehoj studentë të programeve të njëjta nga këto dy universitete në
kuadër të programeve akademike përkatëse për një semester akademik.
Marrëveshje të tilla, ne si Institucion i çmojmë shumë pasiqë i konsiderojmë si mundësi të arta për
shkëmbimin e përvojave, njohjen e ndërsjellje, dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit edhe në
nivel të studentëve.
Në javët në vazhdim, do të shpallim thirrjen për aplikim me të gjitha informatat relevante.