BSc Ergoterapi

Shkencat Shëndetësore Terapeutike për profilet

me specializim në Ergoterapi, Bsc

3 Vite| 180 Kredi

Shkenca e Ergoterapisë (Terapia e punës) është një profesion shëndetësor që ka klientin në qendër dhe merret me pjesën e promovimit të shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve nëpëmjet angazhimeve të tyre. Qëllimi primar i ergoterapisë është për të mundësuar njerëzi që të marrën pjesë në aktivitet e jetës së përditëshme që kanë vlerë për ata, pa marrë parasysh diagnoza apo kufizimet që mund t’i ketë.

Përshkrimi i Programit
Programi i Ergoterapisë në Kolegjin Heimerer është e bazuar në rregulloret për programin e ergoterapisë në edukimin e lartë sipas European Network of Occupational Therapy in Higher Education (ENOTHE) dhe sipas Federatës botërore të Ergoterapisë (World Federation of Occupational Therapists- WFOT). Programi është e anëtarësuar në dy organizatat e lartë përmendura, “ENOTHE” dhe “WFOT”. Studentët mësojnë se si të vendosin teorinë praktike duke punuar me klientet që janë kandidat të ergoterapisë në komunitet.  Diploma e bachelorit shkencor të ergoterapisë, ka vlerë të lartë në çdo shtet Europian.

Shërbimet ergoterapeutike zakonisht përfshijnë:

  • Një vlerësim individual, gjatë së cilës personi, familja dhe ergoterapeuti i përcaktojnë qëllimet e personit (Klientit/Pacientit).
  • Ndërhyrje të përshtatur për të përmirësuar aftësinë e personit në kryerjen e aktiviteteve të jetës së përditshme dhe për të arritur qëllimet.
  • Një vlerësim të rezultateve për të siguruar që qëllimet të cilat janë caktuar më parë, janë përmbushur dhe/ose të bëjmë ndryshime në planin e ndërhyrjes.

Shërbimet ergoterapeutike mund të përfshijnë vlerësime të gjithanshme në shtëpinë e klientit dhe të mjediseve të tjera (p.sh., në vendin e punës, në shkollë), duke bërë rekomandime për adaptimin e pajisjeve/mjeteve dhe trajnimin me fokus në përdorimin e mjeteve,  po ashtu duke bërë një udhëzim dhe edukim për anëtarët e tjerë të familjes dhe të kujdestarëve. Ergoterapeutët kanë një përspektivë gjithë përfshirëse, në të cilën fokusi është në adaptimin e hapësirës që i përshtatet klientit/pacientit, dhe që këta persona të jenë pjesë integruese në ekipin e terapisë.

Si mund një Ergoterapeut të ofrojë shërbimet e tyre?
Një Ergoterapeut mund të punojë me çdo moshë të njerëzve, prej lindjes deri në fund të jetës së tyre. Klientët e ergoterapisë mund të kenë pengesa në aktivitetët e jetës së përditëshme për shkak të ndonjë sëmundje fizike apo mendore. Ndoshta klientet kanë pengesa në zhvillimin e aftësive të tyre apo kanë humbur aftësitë për shkak të moshës që kanë. Çdo përson që nuk mund të marrën pjesë në aktivitetët e vetë-kujdesjes, punë, aktivitetët e kohës së lirë apo në aktivitetet sociale janë kandidatët për ergoterapi.

Ergoterapeutët mund të punojnë në:

  • Shkolla & qerdhe,
  • Klinika të ergoterapisë,
  • Në ordinanc për terapinë e duarve,
  • Në shtëpinë e personave të moshuar,
  • Në klinika të shëndetit mendorë,
  • Në klinikën e psikiatrisë dhe në klinikën e neurologjisë,
  • Në shoqata të ndryshme që ndihmojnë personat me aftësitë të kufizuar apo me nevojat të veqanta.

Ergoterapeutët një ashtu mund të punojnë në shtëpitë e klientëve duke vlerësuar ambientin struktural që mund të jetë pengesat në angazhimin e aktivitetëve të përditshme për klientin.

Lista e moduleve në BSc Ergoterapi

Code Course Name Credit
Semestri i I-rë
Teoria dhe Historia e Ergoterapis 1, 6
Performanca e angazhimit gjatë jetës 6
Shkrimi Akademik 6
Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane 3
Kushtet Shëndetësore I: Njeriu i shëndosh, kondicioni fizik, zhvillimi 6
Laboratoret 1 4
Semestri i II-të
Hyrje në strukturat e sistemit të kujdesit shëndetësor 6
Kushtet shendetesore II: ortopedi, neurologji dhe traumatologji 6
Kushtet shëndetësore III: psikiatria dhe pediatria 6
Procesi dhe diagnostikimi Ergoterapeutik, qasja e klientit në qender 6
Fushat terapeutike të veprimit, 6
Laboratoret II: ET ne fushat e neurofiziologjis/ neuropsikologjis/ ortopedis 6
Semestri i III-të
Dëshmia e bazuar në praktikë dhe të kuptuarit e hulumtimit 6
Trajtimi ne OT II: Kornizarehabilituese e referimit (rehabilitimiangazhuese) 6
Trajtimi ne OT III: Zhvillimi, shqisor, sjelljendhekornizat e njohjestereferimit – vit I trete 6
Mjeshtëria dhe teknikat krijuese I 6
Arsyeshmeri klinike 6
Laboratorët III: Ergoterapia në fushat psikosociale 6
Semestri i IV-të
Statistik dhe epidemiologji 6
Trajtimi ne OT I: Trajtimin neuronzhvillimore dhe pervetesimi i shkathesive motorike ne kornizen e referimit 6
Mjeshtëria dhe teknikat krijuese 2 6
Laboratoret IV: Ergoterapia në fushën e rehabilitimit angazhues, 6
Semestri i V-të
Hyrje në metodat kualitative dhe kuantitative në hulumtime 6
Teknologjia ndihmëse dhe përshtatja e ambientit 6
Laboratori V: Provimi i praktikes 9
Semestri i VI-të
Çështjet etike dhe diverzitet 6
Hyrje në ekonominë e biznesit 4
Bashkëpunimi ndërprofesional 4
Teoria dhe Historia e Ergoterapis 2 6
Teza e Bachelorit 12
Total Credits: 180

Faculty