1 1 BSc. PPSH-FPI – Kolegji Heimerer

BSc. PPSH-FPI

PEDAGOGJIA PROFESIONALE NË SHËNDETËSI/FUSHA PROFESIONALE INFERMIERI

3 Vite | 180 Kredi

Pedagogji Profesionale në Shëndetësi BSc është program tre vjeçar i studimeve dhe është
program unik dhe i vetmi në Kosovë dhe rajon. Të diplomuarit nga ky program do të kenë
kualifikim profesional pedagogjik shëndetësor dhe arritjen e gradës shkencore Bachelor.
Prototipi i programit studimor vjen nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Muenster,
Gjermani, prej ku iu është adaptuar nevojave dhe rrethanave të Kosovës.
Programi i studimeve Pedagogji Profesionale në Shëndetësi BSc është ndërtuar mbi bazën e
misionit të Kolegjit Heimerer e që është të implementoj plan programet mësimore me
mësimdhënës të kualifikuar dhe metodologji bashkëkohore e cila mundëson arritjen e
standardeve evropiane për edukim të profesionistëve shëndetësor duke rezultuar në cilësi të
matshme të shkathtësive dhe njohurive profesionale.

Përshkrimi i Programit

Programi i studimeve Pedagogji Profesionale në Shëndetësi BSc ngërthen në vete një çasje të
kombinimit të metodave të mësuarit e mbështetur në ligjërata, të mësuarit e mbështetur në
probleme, të mësuarit e mbështetur në simulim, të mësuarit e mbështetur në praktikë, të mësuarit
e mbështetur në hulumtim dhe të mësuarit reflektiv, për ta bërë të mundshme për studentët që të
idenitifikojnë dhe përdorin përvojën e tyre, shkathtësitë dhe njohuritë që më së miri i avancon në
procesin mësimor.
Në fund të studimeve studentët do të mund të punojnë të pavarur nën mentorim të ekspertëve te
fushës temën e tyre të diplomës duke u shërbyer pikërisht me këto njohuri që i kanë fituar gjatë
studimeve.
Me përfundimin e programit të studimeve të diplomuarit nga programi Pedagogji Profesionale
në Shëndetësi BSc pritet që të posedojnë këto kompetenca:
 Zotërojnë bazën multidiciplinare të njohurive për promovimin e shëndetit.
 Zotërojnë metodat e planifikimit, menaxhimit dhe vlerësimit të promovimit të shëndetit.
 Identifikojnë problemet bashkëkohore të shëndetit global, rajonal dhe lokal dhe në
mënyrë kritike t’i analizon ato dhe t’i integron ato në edukimin shëndetësor dhe
aktivitetet, programet dhe strategjitë për promovimin e shëndetit.
 Të jenë të aftë që praktikën ta ndërlidhin me konceptet teorike mbi organizimin dhe
menaxhimin e procesit të këshillimit dhe pedagogjisë profesionale shëndetësore.
 Të jenë të aftë në implementimin dhe promovimin e hulumtimeve teorike dhe aplikative
në fushat e edukimit shëndetësor dhe promovimit të shëndetit.
 Të jenë kompetentë në zbatimin e aktiviteteve, programeve dhe strategjive të edukimit
shëndetësor dhe promovimit të shëndetit, që janë relevante për karakteristikat e
shoqërisë.
 Të jenë në gjendje që në mënyrë autonome të ofrojnë edukim dhe këshillim profesional
të kujdesit shëndetësor në nivelin primar, sekondar dhe terciar.

 Të zotërojnë aftësi komunikuese, të jenë në gjendje të punojnë në grup, të realizojnë
ndërrimin e perspektivave, të kenë aftësi bashkëpunuese.
 Të diplomuarit pritet që të arrijnë aftësi të përballjes me konflikte, aftësi të kritikes,
çiltërsisë, transparencës dhe të menduarit senzitiv.
Të diplomuarit në Pedagogji Profesionale në Shëndetësi zhvillojnë kompetenca të ndryshme në
programin studimor, bazuar në të cilat ata janë të aftë të punojnë në sektorë të ndryshëm, si:
 Pedagog shëndetësorë në institucione arsimore
 Pjesëtarë dhe udhëheqës i ekipeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor në
institucione shëndetësore dhe OJQ
 Menaxherë të qendrave edukimit të vazhdueshëm profesional
 Menaxhim i rasteve dhe kujdesit në institucione shëndetësore
 Ekspertizë profesionale të problemeve të ofrimit të kujdesit shëndetësor
 Asistent hulumtues në institucione hulumtuese
 Këshilltar për Informim- këshillim të pacientë në institucione shëndetësore
 Udhëheqje e grupeve punuese të përkujdesjes ndaj kategorive të ndryshme të pacientëve

Code Course Name Credit
Semestri i I-rë
Kujdesi Infermieror 10
Hyrje ne metodat kualitative dhe kuantitative 5
Etika dhe filozofia ne kujdesin infermieror në përputhje me legjislacionin e kujdesit 5
Kujdesi infermieror për fëmijët dhe adoleshentet 5
Lëndë Zgjedhore I (Shkrim akademik) 10
Semestri i II-të
Shëndeti Publik 5
Legjislacioni e drejta e punës dhe e edukimit 10
Bazat e menaxhimit të procesit edukativ 5
Mësimdhënia dhe mësimnxënia 10
Psikologji 5
Semestri i III-të
Kujdesi infermieror tek të moshuarit 5
Gerontologji dhe rehabilitim 5
Sociologjia e shëndetit dhe sëmundjeve 5
Pedagogjia shkollore 10
Principet e didaktikës profesionale 5
Semestri i IV-të
Organizimi, Menaxhimi dhe Udhëheqja në Shëndetësi dhe Kujdes Infermeror 5
Shkathtësitë e komunikimit dhe metodat e zgjedhura të moderimit 5
Aspektet e pedagogjisë profesionale 5
Pedagogjia për mësimin e të rriturve 5
Faza e praktikës se integruar 10
Gjuhë angleze 5
Metodologjia e procesit të punës në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe infermieror 5
Dhimbja dhe menaxhimi i dhimbjes 5
Psikologjia e shëndetit dhe shkathtësitë bazike në këshillim 5
Semestri i VI-të
Faza e praktikës 10
Lëndë Zgjedhore II (Gjuhë Gjermane) 5
Projekti 5
Modul BSc. Diploma 10
Total Credits: 180

Faculty