Dekanati Specializimi Teknik Laboratatorit

Dekanati i Shkencave Shëndetësore Diagnostike/Specializimi Teknik Laboratori

Dekan i Programit Shkencat Shëndetësore Diagnostike

Dr. Med. Gramos Begolli, Dekan

gramos.begolli@kolegji-heimerer.eu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dr. Med. Gramos Begolli 

I lindur me 03.06.1980 ne Prishtinë, ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë të Universiteti të Prishtinës. Ështe specialist i Biokimisë Klinike dhe punon në Klinikën e Biokiomisë Klinike  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ka qenë shef i Laboratorit në Spitalin Amerikan deri në vitin 2017.

Ne vitin 2004 i trajnuar nga MSH për Implementimin e standardeve te domosdoshme per Kujdesin Shendetesor dhe Teknikat e Menaxhimit te Cilësisë.

Pjesëmarës në shumë projekte kombëtare dhe ndërkombetare me organizata të ndryshime si:  Global Fund, USAID,PSI etj.

Pjesëmarës aktiv në shumë kongrese, simpoziume, seminare dhe puntori vendore dhe ndërkombetare.

Publikime te punimeve ne revista ndërkombëtare.

Dr. Gramos Begolli është Sekretar i Shoqatës së Biokimistëve Klinik të Kosovë.

Nga Viti 2015 është i angazhuar në Kolegjin Heimerer si ligjerues i disa moduleve profesionale dhe përgjegjës i programit Shkenca Shëndetësore Diagnostike, profili-“‘Teknik Laboratori”.

Flet rrjedhshem gjuhën Angleze dhe Serbo-Kroate dhe ka njohuri bazike të gjuhës Gjermane.

 

Asistente e Programit

PhD Cand. Dua Danjolli-Hashani 

E lindur me 02. 04. 1990 në Prizren. Ka mbaruar Fakultetin e Kimisë në Universitetin e Prishtinës ndërsa studimet master i ka përfunduar në degën Biokimi Mjekësore në Universitetin Balikesir, në Turqi. Është në vazhdim të studimeve të doktoratës, drejtimi Biokimi, në Universitetin Trakya, në Turqi.

Pjesëmarëse aktive në kongrese, simpoziume vendore dhe ndërkombëtare.

Publikim i punimit në revistë ndërkombëtare.

Ka asistuar në Universitetin Balikesir, për lëndët: Kimi Klinike dhe Biokimi.

Ka punuar në Spitalin Zbatues dhe Hulumtues të Shëndetësisë, në laboratorin biokimik, në Balikesir.

Nga tetori i vitit 2017 është e angazhuar në Kolegjin Heimerer si ligjëruese I disa moduleve profesionale dhe asiston në mbajtjen e praktikave në programin ‘Teknik Laboratori”

Flet rrjedhshëm gjuhën Turke dhe gjuhën Angleze.