Dhurohet gjak në Kolegjin Heimerer

Dhurohet gjak në Kolegjin Heimerer

Dhurimi vullnetar i gjakut është shndërruar në një traditë në Kolegjin Heimerer. Me datën 29 Mars, e premtë, gjatë tërë ditës që shënoi themelimin e Kolegjit, u dhurua gjak nga studentët dhe stafi.  Shumë shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar dhe dëshmuan edhe njëherë përgjegjësinë qytetare që ata e ndjejnë për të bërë ndryshim.

Numri i dhuruesve të gjakut brenda objektit të Kolegjit ishte 28, ku 13 prej tyre dhuronin gjak për herë të parë ndërsa 15 kishin dhuruar gjak edhe më parë. Femrat ishin më të shumta në numër se meshkujt, me 20 respektivisht 8 dhurues. Dhuruesit përfaqësuan të gjitha grupet e gjakut:12 dhurues të grupit A, 9 të grupit 0, 4 të grupit B, dhe 3 të grupit AB.

Kolegji Heimerer promovon moton “Dhuro gjak, shpëto jetë” dhe këtij apeli iu përgjigjën edhe njëherë shumë studentë e pjesëtarë të stafit. Ne inkurajojmë të gjithë individët që kanë shëndet të mirë të dhurojnë gjak dhe të bëhen pjesë e shërimit të pjesëtarëve të komunitetit ku jetojnë. Gjithashtu njoftojmë dhuruesit e ri se kartelat e dhurimit të gjakut do të sigurohen brenda 7 ditëve.