Diplomim në studimet master, hulumtim i realizuar me metodën DBDC, përdorur për herë të parë në Kosovë!

Diplomim në studimet master, hulumtim i realizuar me metodën DBDC, përdorur për herë të parë në Kosovë!

Lumnija dhe Majlinda, janë dy studente tonat në programin Master në Menaxhimin e Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore të cilat diplomuan në këtë program me temën “Gadishmëria për të paguar shërbime preventive – kanceri i organeve riprodhuese tek femrat” nën mentorim të prof.Ilir Hoxha.

Ajo çka e bënë të veçantë këtë hulumtim është përdorimi i metodës DBDC (Metodë e Vlerësimit Kontigjent, përkatësisht Zgjedhjen Dikotomiste Dyfish të Kufizuar), metodë e cila është përdorur për herë të parë në Kosovë.

Në këtë hulumtim është studiuar gatishmëria për të paguar për shërbime diagnostike shëndetësore për parandalim dhe zbulim të hershëm të kancerit të organeve riprodhuese te femrat në Kosovë, konkretisht kancerit të gjirit, qafës së mitrës, endometriumit dhe ovareve.

Mostra e studimit përfshin femra të përzgjedhura nga rajoni i Prishtinës nga dy klinika private shëndetësore, të cilat janë mes moshave 20 deri 45 vjeç, me shkallë të ndryshme edukimi dhe që të gjitha janë të punësuara. Në këtë studim, kemi shfrytëzuar Metodën e Vlerësimit Kontigjent, përkatësisht Zgjedhjen Dikotomiste Dyfish të Kufizuar, për të përcaktuar vlerën mesatare të Gatishmërisë Për të Paguar (anglisht: Willingness To Pay – ËTP) për një shërbim diagnostikues që do t’u mundësonte subjekteve të bëjnë parandalimin e kancerit në këto organe.

Nga rezultatet e hulumtimit del se femrat janë të në gjendje të paguajnë për një produkt diagnostikues për parandalim të kancerit të organeve riprodhuese dhe se vlera mesatare e gatishmërisë për të paguar në këtë mostër është €91. Gjithashtu, ka rezultuar se ekziston ndërlidhje signifikante pozitive mes Gatishmërisë Për të Paguar si dhe nivelit të edukimit dhe moshës së subjekteve. Ndërsa, niveli i të ardhurave i subjekteve nuk ka qenë faktor përcaktues në Gatishmërinë Për të Paguar.

Konkluzioni i këtij hulumtimi është se femrat e punësuara te moshave 20 deri 45 vjeç nga rajoni i Prishtinës me edukim të lartë janë të gatshme të paguajnë për një produkt diagnostik për parandalimin e kancerit të organeve riprodhuese, pa marrë parasysh të ardhurat e tyre mujore.