Dy profesorë nga Universiteti Artevelde në Ghent z.Filip Dejonckheere dhe Universiteti Hanze në Groningen z.Tiago Principe janë duke qëndruar në Kolegjin Heimerer

Dy profesorë nga Universiteti Artevelde në Ghent z.Filip Dejonckheere dhe Universiteti Hanze në Groningen z.Tiago Principe janë duke qëndruar në Kolegjin Heimerer

Dy profesorë nga Universiteti Artevelde në Ghent z.Filip Dejonckheere dhe Universiteti Hanze në
Groningen z.Tiago Principe janë duke qëndruar në Kolegjin Heimerer, në kuadër të projektit SOCRE –
Rehabilitimi Social përmes Edukimit, të financuar nga Programi ERASMUS+.

Qëllimi i vizitës së tyre është diskutimi mbi progresin e arritur në zbatimin e Projektit përkatës tre-vjecar
të filluar në muajin tetor 2016. Në fokus është diskutimi dhe një reflektim mbi procesin e pilotimit të
moduleve të reja të bashkëzhvilluara me profesoret nga universitetet evropiane partnere te ketij
projekti sic jane: Metropolia,Artevelde, Escola Superior de Saude Do Alcoitao, HGhogeschool Groningen.
Lëndët e pilotuar në gjatë vitit të kaluar akademik nga profesoret tonë ishin:
– Përfshirja e përdoruesit dhe bashkepunimi multi-diciplinar
– Menaxhimi I kompetencave në rehabilitimin social në komunitet
– Rehabilitimi efektiv social.

Poashtu, profesorëve përkatës iu ofruam mundësinë që të viitojnë Qendrën Psikiatrike për fëmijë dhe
Qendrën Psikiatrike për të rritur, si dhe Qendrën Autizmi për të vëzhguar praktikisht punën e
profesionistëve përkatës shëndetësor dhe studentëve tonë me klientët e tyre.
Kjo vizitë ishte mjaftë productive dhe ngjalli interes të vecantë tek stafi dhe studentët tonë. Gjatë
diskutimeve të hapura u identifikuan hapesirat e reja të bashkëpunimit ndër-institucional përtej
fushëveprimit të projektit përkatës, me qëllim avancimin e cilësisë së mësimdhënies në kuadër të
Kolegjit Heimerer duke marrë parasysh praktikat më të mira evropiane në shkencat shëndetësore.

Përvec tjerash, ne morrëm përkrahjen e plotë për shkëmbimin e stafit dhe studenteve, organizimin e
programeve të përbashkëta, rrjetizim ndërkombëtar, dhe projekte inovative të cilat do të zhvillohen nga
studentët dhe stafi i këty institucioneve.