Ëndërro tutje! Takimi i debatit me artistin Edon Muhaxheri

Ëndërro tutje! Takimi i debatit me artistin Edon Muhaxheri

Heronjtë e së përditshmes!

Kur jemi të vegjël, përrallat na i tregojnë heronjtë me pamje dhe cilësi të jashtëzakonshme, gati-gati të mbinatyrshme.
Më pas rritemi dhe kuptojmë që hero nuk është as më shumë e as më pak se sa njeriu i përditshëm, ai që beson në ëndrrat e tij dhe ai që punon për t’i realizuar ato.
Klubi i debatit, takimi i përmuajshëm që realizon QAK pranë Kolegjit Heimerer, mëton të na i sjellë këta
heronj në një takim ballë për ballë, t’i dëgjojmë dhe frymëzohemi prej tyre.
I ftuari i radhës ishte artisti multimedial Edon Muhaxheri.
Ai së fundmi u bë i njohur me projektin e tij Ëvetar, ringjallja e alfabetit të parë shqip i Naum Veqilharxhit.
Projekt i cili ka marrë vëmendjen e disa prej revistave më të famshme të artit në SHBA dhe Europë.
Kontributi i tij për Kosovën ka filluar që kur Edoni si një 14 vjeçar i talentuar dhe ambicioz iu fut rrugës së
dizanjit, e deri më sot, i cili po punon si ekspert i identitetit pamor dhe konceptual për Ministrinë e
Shëndetësisë, respektivisht SHSKUK.

Frymëzo…! Ndrysho…!

Të jesh i frymëzuar është dhurata më fantastike që mund t’i bësh vetes.
I tillë ishte edhe takimi me artistin, Edon Muhaxheri, një frymëzim dhe inkurajim për ëndrrat e së tashmes
dhe ato të së ardhmes.
Rrëfimi i tij ishte përtej të pritshmes. Ai na sjelli Edonin 4 vjeç me botën e mrekullueshme të fëmijës që ka
talentin për të ëndërruar dhe jetuar botën e tij, e adoloshentit që nuk dorëzohet para sfidave dhe bon marrëveshje duke kultivuar kështu një të ri, i cili punon shumë për qëllimet e tij.Eksperienca unike dhe të prekshme, që komunikohen natyrshëm, me humor dhe me karizëm, duke bërë që
çdo i pranishëm të ndihet pjesë e atij rrugëtimi të suksesshëm.
Më tutje ai bashkëndau me të pranishmit momente nga studimet e tij në Amerikë, me sfidat dhe të papriturat,
por të cilat e kanë bërë artistin që ai është sot.
Para disa vitesh shkoi si student i arteve në Maryland Institute College of Art në Baltimore të SHBA-ve, ndërsa sot, ai është profesor komplementar po aty.
Dëshmi që flasin e na tregojnë që nuk mjafton vetëm të “Dream big”,
por gjithashtu edhe të “Work hard”.

Për t’u bërë pjesë e klubit të debatit regjstrohu në adresën: karriera@kolegji-heimerer.eu