Ergoterapi (BSc)

Ergoterapi

3 vite | 180 kredi

Bachelor në Ergoterapi arsimon ergoterapeutë me aftësi të nivelit të lartë të cilët synojnë të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit. Një ergoterapeut është në gjendje të ndihmojë pavarësimin e klientëve dhe aftësimin e tyre për të kryer aktivitete të përditshme pa marrë parasysh diagnozën apo kufizimet që mund t’i kenë.

Studimi i Ergoterapisë në Kolegjin Heimerer është një përvojë arsimore që zhvillon dhe frymëzon pasionin e studentëve për të ndikuar në shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve. Ky program është i dizajnuar të trajnoj aftësitë, njohuritë dhe cilësitë personale që një terapist profesionist duhet t’i ketë në mënyrë që të ndihmojë fëmijët të menaxhojnë aftësinë e kufizuar, të asistojë të moshuarit të shërohen nga probleme të ndryshme shëndetësore dhe të kthehen në aktivitetet e tyre të përditshme ose të jetë pjesë e procesit të rikuperimit të individëve pas një aksidenti. Studentët që bëhen pjesë e programit dëshirojnë të zbulojnë strategji dhe metoda inovative për t’i shtyer njerëzit drejt një jete të shëndetshme dhe kuptimplote pavarësisht nga aftësia e kufizuar, mosha, apo kufizimet tjera.

Që nga dita e parë, përmes këtij programi, studentëve iu mundësohet të bëjnë përvojë praktike në një shumëllojshmëri të mjediseve të kujdesit shëndetësor. Studentët e programit të Ergoterapisë do të ekspozohen ndaj të mësuarit eksperimental duke vëzhguar profesionistë kompetent dhe duke qenë pjesë e shërimit të njerëzve nga dëmtimet, vështirësive psikologjike ose plakja.

Ergoterapia kërkon një trajtim në bazë individuale të klientëve. Gjatë këtij programi në Kolegjin Heimerer, studentët do të mësojnë të vlerësojnë çështjet unike dhe trajtimin e veçantë bazuar në nevojat individuale, psikologjike, mjedisore dhe sociale të klientit. Sesionet e terapisë përqëndrohen në një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së klientit dhe rekomandim për ndryshime në shtëpinë e klientit apo mjedise të tjera (p.sh., në punë, në shkollë). Për më tepër, një student i Ergoterapisë do të zhvilloj edhe aftësitë edukuese dhe udhëzuese në mënyrë që të vetëdijësojë edhe anëtarët e familjes dhe kujdestarët e klientit.

Bachelor i Ergoterapisë në Kolegjin Heimerer u krijua sipas standardeve të vendosura nga Rrjeti Evropian i Ergoterapisë në Arsimin e Lartë (ENOTHE) dhe Federata Botërore e Ergoterapeutëve (WFOT).

Të diplomuarit në Bachelor të Ergoterapi kanë një avantazh kur kërkojnë punësim në sektorin publik apo privat. Një ergoterapeut do të jetë në gjendje të ofrojë shërbime në mjedise të ndryshme sikur:

  • Shtëpi private
  • Shkolla dhe kopshte
  • Mjedise pune
  • Qendra të shëndetit mendor
  • Shtëpia strehimi për të moshuarit
  • Qendrat rehabilitimi
  • Spitale
  • Klinika private
  • Klinika e psikiatrisë
  • Klinika e neurologjisë
Dekani Programit Shkencat Shëndetësore Terapeutike

PhD. Mulaim Kaqka

mulaim.kaqka@kolegji-heimerer.edu

Mulaim Kaqka përfundoi studimet bazike në Fakultetin e Edukimit dhe Rehabilitimit, në drejtimin e Logopedisë dhe Surdoaudiologjisë. Në vitin 2013 përfundoi studimet  master në logopedi dhe linguistikë në Universitetin e Tuzlës, në Bosnje dhe Hercegovinë. Pas studimeve të masterit, prof. Mulaimi regjistroi studimet e doktoraturës (PhD) në shkencën e linguistikës në Universitetin “Josip Juraj Shtrosmayer” në Osijek, Kroaci. Ai mbrojti doktoraturën e tij të parë në logopedi në vitin 2013 në universitetin e Tuzlës, Bosnje dhe Hercegovinë. Ndërsa, studimet e doktoraturës së dytë i përfundoi në vitin 2017, në fushën e disleksisë dhe disgrafisë. Aktualisht është Dekan i Departamentit të Shkencave Shëndetësore Terapuetike në Kolegjin Heimerer.

Prodekane e Shkencave Shëndetësore Terapeutike

PhD.Cand. Margarita Van Dijk

margarita.vandijk@kolegji-heimerer.eu

PhD. Cand. Margrita Van Dijk është fizioterapeute e specializuar në Terapinë Manuale (Somt- Amersfoort) dhe ka përfunduar studimet Master në Shkencat e Lëvizjes Njerëzore në Free University në Amsterdam. Margarita është pjesë e Kolegjit Heimerer që nga viti 2016 dhe ligjëron në modulet: Fushat terapeutike, mjeshtëritë dhe teknikat kreative 1 & 2, si dhe kushtet shëndetësore dhe performanca.

Asistent për hulumtime dhe projekte

Msc.Rilind Obërtinca

rilind.obertinca@kolegji-heimerer.eu

M.Sc. Rilind Obërtinca Rilindi është fizioterapeut i specializuar në Fizioterapi Sportive. Studimet Bachelor i përfundoi në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë ndërsa studimet Master i përfundoi në Lithuanian Sports University, Lituani. Rilindi është fizioterapeuti i parë në botë i diplomuar nga FIFA në Mjekësi Futbollistike. Po ashtu është pjesëmarrës i Seminarit për Mjekësi Sportive dhe Performancë Sportive i organizuar nga National Institute for Fitness and Sport, Japoni, si përgatitje për Lojërat Olimpike Tokio, 2020.

Asistente e çështjeve praktike

MSc. Cand. Resmije Sopa

Resmija Sopa është njëra ndër ergoterapeutet e para të liçencuara në Kosovë. Ajo përfundoi studimet Bachelor në programin e Shkencave Shëndetësore Terapeutike, profilin e ergoterapisë në Kolegjin Heimerer në Prishtinë. Aktualisht, Resmija është në përfundim e sipër të studimeve master në programin e “Menaxhimit të institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore” poashtu në Kolegji Heimerer. Resmija është e punësuar në Kolegjin Heimerer si Asistente e çështjeve praktike në departamentin e ergoterapisë.

 

Asistent i çështjeve praktike

BSc. Blerton Jakupi

Blerton Jakupi përfundoi Shkollën e mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” dega Teknik i  Farmacisë. Jakupi kreu studimet bazike në Kolegjin Heimerer në drejtimin e Ergoterapisë. Aktualisht, Blertoni është duke ndjekur studimet master në programin e “Menaxhimit të institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore” poashtu në Kolegjin Heimerer.

 

Asistent i çështjeve organizative

MSc. Arban Bllaca

MSc Arban Bllaca kreu studimet Bachelor në programin e Shkencave Shëndetësore Terapeutike, profilin e ergoterapisë në Kolegjin Heimerer. Ndërsa, studimet master i përfundoi në programin e ‘’Menaxhimit të institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore’’ poashtu në Kolegjin Heimerer. Për gjatë tre viteve të studimit në ergoterapi, Arbani ishte edhe në praktikë në shtetin e Gjermanisë, I cili përfitoi një eksperiencë të madhe në praktikën e tij që ka mbajtur në repartin e ergoterapisë, ortopedisë dhe të gjeriatrisë në spitalin ‘’ Marien Haus Klinik’’ Bad Neuenahr-Ahrweiler. Bllaca është punësuar në Kolegjin Heimerer si Asistent i çështjeve organizative në departamentin e ergoterapisë.

SESEMESTRI I I-RË

Teoria dhe Historia e Ergoterapisë 1,

Performanca e angazhimit gjatë jetës

Shkrimi Akademik

Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane

Kushtet Shëndetësore I: Njeriu i shëndoshë, kondicioni fizik, zhvillimi

Laboratorët 1

 

SEMESTRI I II-TË

Hyrje në strukturat e sistemit të kujdesit shëndetësor

Kushtet shëndetësore II: ortopedi, neurologji dhe traumatologji

Kushtet shëndetësore III: psikiatri dhe pediatri

Procesi dhe diagnostikimi Ergoterapeutik, çasja e klientit në qendër

Fushat terapeutike të veprimit,

Laboratorët II: ET në fushat e neurofiziologjisë/ neuropsikologjisë/ ortopedisë

 

SEMESTRI I III-TË

Dëshmia e bazuar në praktikë dhe të kuptuarit e hulumtimit

Trajtimi në OT II: Korniza rehabilituese e referimit (rehabilitimi angazhues)

Trajtimi në OT III: Zhvillimi shqisor, sjellja dhe kornizat e njohjes të referimit

Mjeshtëria dhe teknikat krijuese I

Arsyeshmëri klinike

Laboratorët III: Ergoterapia në fushat psikosociale

 

SEMESTRI I IV-TË

Statistikë dhe epidemiologji

Trajtimi në OT I: Trajtimi neuronzhvillimor dhe përvetësimi i shkathtësive motorike në kornizën e referimit

Mjeshtëria dhe teknikat krijuese 2

Laboratorët IV: Ergoterapia në fushën e rehabilitimit angazhues,

 

SEMESTRI I V-TË

Hyrje në metodat kualitative dhe kuantitative në hulumtime

Teknologjia ndihmëse dhe përshtatja e ambientit

Laboratori V: Provimi i praktikës

 

SEMESTRI I VI-TË

Çështjet etike dhe diverziteti

Hyrje në ekonominë e biznesit

Bashkëpunimi ndërprofesional

Teoria dhe Historia e Ergoterapisë 2

Punim Diplome