MSc AJSHE BEQIROVSKA

Mentore klinike

Biography

Ajshe Beqirovska ka lindur në vitin 1990 në Shkup të Maqedonisë , e cila ka kryer studime diplomike në vitin 2012 në Universitetin Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” dega Logopedi në Shkup/Maqedoni. Gjithashtu ka bërë specializimin në vitin 2014 në fushën e Logopedisë në Universitetin Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku ka fituar titullin LOGOPED KLINIK/SPECIALIST. Ajshja tani është në studimet master shkencor në Universitetin Trakya, dega – studime interdiciplinare për persona me nevoja special, në Edirne/Turqi. Ajshja ka që pesë vite me radhë punon me fëmijë me nevoja të veçanta me të gjitha çrregullimet e të folurit, gjuhës, zërit, dëgjimit ,leximit dhe shkrimit. Gjithashtu ajo është dhe këshilltare për prindërit të cilët kanë fëmijë të diagnosfikuar me Spektrit Autizem. Ajshe Beqirovska është dhe kryetare e Platformes së Inkluzionit. Punon gjithashtu në Universitetin Shtetëror të Tetovës , në Maqedoni dhe Kolegjin- Heimerer në Kosovë. Ajshja është trajnere e ABA terapisë dhe PECS-it dha ka mbajtur shumë seminare me tema të ndryshme në sferën e logopedisë. Gjithashtu ka ndjekur shumë trajnime në fushën e logopedisë dhe fushat e përafërta me logopedinë. Ka marrë pjesë në shumë Kongrese si pjesëmarrëse aktive. Ajo ka publikuar hulumtime të cilat i ka bërë siç janë: The eighthe Special Education and Rehabilitation Congress, Edirne/Turkey (2014). Anaokularinda gorulen artikulasyon bozukluklari. Internacional Special Education and Rehabilitation Congress(2015), Çrregullimet e tw folurit tek femitw tw Spektrit Autizem. Ajshja ka marrë pjesë në shumë projekte për të rinjë të cilat kanë qenë të organizuara nga Bashkimi Europian si koordinatore, menaxhere e projekteve për persona me nevoja speciale dhe ende vazhdon punën me projekte.

Subjects

Education