BSc Bardha Kika

Biography

Bardha ka përfunduar studimet bazike në degën e Logopedisë në Kolegjin Heimerer. Ajo poashtu është studente e vitit të tretë në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Psikologjisë. Përveq studimeve, ajo është duke ndjekur kualifikimin e nivelit të 5-të për “Këshilltar Karriere” në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Gjatë studimeve, Bardha vazhdimisht ka qenë e angazhuar në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Kolegji. Ajo ishte pjesë e Zyres për Hulumtime dhe projektit “Orientimi në Karrierë” për dy vite me radhë. Gjatë kësaj periudhe, ajo përfitoi shkathtësi mjaft të mira në realizimin e punimeve shkencore dhe njohuri rreth këshillimit dhe orientimit në karriere. Bardha realizoi 4 hulumtime shkencore, ku mori pjesë dhe prezantoi në konferenca dhe simpoziume brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht, është e angazhuar si asistente për cështje mësimore dhe organizative në departamentit e Logopedisë. Interesimet ne hulumtime Interesimet e saj në hulumtime përfshijnë lidhjen e fushës së Logopedisë me atë të Psikologjisë. Ajo është e interesuar në ndikimin e faktorëve psiko-social në shkathtësitë gjuhësore dhe aftësitë e të folurit, faktorët që ndikojnë në zhvillimin gjuhësor, ndikimi I raporteve të prindërve në zhvillimin emocional dhe gjuhësor të fëmijës, hulumtime longitudinale për kujtesën fonologjike dhe shkathtësitë gjuhësore. Publikimet Kika, B. & Shahini, B. (2016). “I have someone to lean on and it helps” Uka, F., Kika, B., Rexhepi, G., Fetahaj, R. (2017). The Influence of Psycho-Social Environment and Socio- Economic Status on Early Language Development Among Toddlers. Kika, B. (2018). ”Funksionet ekzekutive, aftësitë gjuhësore dhe atashimi me nënën tek fëmijët e moshës 5 vjeçare” Kika, B. (2018). “Ndërlidhja mes kujtesës afatshkurtë fonologjike dhe zhvillimit të fjalorit tek fëmijët e moshës 4-6 vjeçare”

Subjects

Education