OTD Dianna Ullrich

Bashkëpunëtore për mësimdhënie

Biography

OTD - Occupational Therapy Doctor Dianna Ullrich

dianna.ullrich@kolegji-heimerer.eu

Dianna filloi karrierën e saj në Ergoterapi nga programi 2 vjeçar i Shkencave Aplikative në Ergoterapi, e çertifikuar si asistente në Ergoterapi (COTA) në 1984. Kryesisht eksperienca e saj përfshin grupe të fëmijëve dhe të rriturve me çrregullime neurologjike zhvillimore, sëmundje e çrregullime të zemrës dhe terapi të dorës. Përpara se të vinte në Kosovë, në gusht të vitit 1999, ajo punoi në një qendër shërbimesh komunitare me femijë të vegjël, të porsalindur deri në moshën 3 vjeçare dhe zhvilloi shkollën e Ergoterapisë. Ajo vazhdoi shkollimin e saj, duke u bërë më vonë një ergoterapiste e kualifikuar europiane në Universitetin e Northumbria në Newcastle në Angli, nga viti 2009- 2011. Tashmë ajo është një kandidat doktorante në Ergoterapi, në Universitetin e Bostonit në SHBA. Deri në vitin 2015 ajo ishte e vetmja Ergoterapiste në Kosovë dhe një prej misioneve të saj është të ndihmojë në zhvillimin e profesionit të ergoterapisë, ergoterapeutët të njihen dhe të licensohen nga Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë. Ajo ëshë një staf kyç në Programin e Shkencave Shëndetësore për profilet Teraputike, specializimi Ergoterapi, në Kolegjin-Heimerer, ku ligjëron modulet bazë të ergoterapisë dhe mbikqyr punën praktike të studentëve në vendpraktika.

Subjects

Education

Boston University