PhD. Ilir Hoxha

Ligjeruesë

Biography

Ilir Hoxha është mjek, hulumtues dhe këshilltar nga Kosova. Ai ka diplomën e Studimeve të Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës dhe Magjistraturë në Menaxhimin e Sistemit të Shëndetësisë nga London School of Hygiene dhe Mjekësi Tropikale. Përveq kësaj, ai ka numër rekord të përvojave të hulumtimit në New Bulgarian University, AUK, Shkolla e Mjekësisë Dartmouth, Instituti i Dartmouth për Politika të Shëndetësisë dhe Praktikës Klinike, Universiteti Teknik i Colorados dhe Universiteti Karl Frazens, Graz, Austri si dhe Universiteti i Bern ku edhe është kandidat për PhD që nga viti 2012. Përveq punës me një numër të madh të organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore, UNICEF, UNFPA, Bashkëpunimi Teknik Gjerman, USAID në Kosovë, aj poashtu ka qenë pjesë e disa organizatave të shoqërisë civile në vend përfshirë ndër tjerash edhe: Institutin GAP, BIRN, Instituti Prishtinës për Studime Politike dhe Qendra për Studime të Avancuara. Interesat e tij profesionale dhe akademike qëndrojnë në: Matja e ndryshimeve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore; ekonomia e shëndetit dhe vlerësimi i shërbimeve të shëndetit (i.e. vlerësimi i ndikimit në shëndet, analizat e kostos efektive, vlerësimi i mbulimit, kualiteti dhe qasja); Regullacioni i ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor në sektorin publik dhe privat – të gjitha me fokus të veçantë në shëndetin e nënës dhe fëmijës. Në vitin 2009 ai fitoi Fulbright Research Fellowship për projektin për hulumtimin që synoi të shqyrtojë perpektivat dhe limitimin për përdorimin e analizës metodologjike të ndryshimit të vendeve të vogla, në vlerësimin e performancës së praktikës klinike në vendet në zhvillim, duke përdorur Kosovën si rast studimi. Në vitin 2010 ai ka shërbyer si këshilltar i jashtëm i Z. Bujar Bukoshi, dhe pastaj Z. Ferid Agani – Ministra të Shëndetësisë në Republikën e Kosovës. Sot ai punon me Solidar Suisse si këshilltar i projektit për programin e dialogut në shëndetësi dhe është anëtar bordi në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Subjects

Education