Majda Pajnkihar

profesor i asocuar

Biography

Majda Pajnkihar mban titullin profesor i asocuar dhe njëkohësisht është dekane në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Mariborit në Slloveni. Nga viti 1993 deri në 1995 ka qenë asistente e Kryeinfermierisë në Qendrën Klinike Universitare në lëmin e zhvillimit në infermieri. Në vitin 1995 ka filluar të ligjëroj në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Ka punuar si asistente e dekanit për hulumtim, udhëheqëse e Institutit të Infermierisë dhe kryesuese e Bordit për Infermieri. Interesi i saj hulumtues është zhvillimi i infermierisë, edukimi dhe hulumtimi. Është anëtare e shoqërisë së infermierisë »Sigma Theta Tau International'. Punon edhe si profesor në vizitë në: - Departamentin e Infermierisë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Osijekut - Departamenti i Burimeve Njerzore të Universitetit Ulster në Belfast - I. M. First Moscow State Medical University në Rusi Gjithashtu është autore, bashkëautore dhe prezantuese e më shume se njëqind e pesëdhjetë librave, kapitujve të librave, artikujve dhe konferencave.

Subjects

Temat e Masterit

Education

Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Mariborit në Slloveni