Msc.Afërdita Mustafa

Biography

Msc.Aferdita Mustafa aferdita.mustafa@kolegji-heimerer.eu Është Kordinatore e Zyrës së Praktikave në Kolegjin Heimerer, si dhe ligjëruese në Programin e Infermierisë , e angazhuar që nga viti 2011.
Studimet bazë i ka të përfunduara në Degën e Infermierisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, për të përfunduar pastaj studimet Master Shkencor në Infermieri në Fakultetin e Shëndetin Publik - Universiteti i Vlorës „Ismail Qemaili“.
Në fushën e zbatimit praktik të profesionit të infermierisë, Aferdita zotëron kompetenca të admirueshme profesionale, duke punuar drejpërdrejtë në profesionin e infermieres, si infermiere në fushën e kirurgjisë në Spitalin e Ferizajt që nga viti 1999.
Gjatë viteve 2012 – 2015 , ka qenë e angazhuar në Universitetin e Prishtinës - Dega në Gjakovë si asistente dhe përgjegjëse e praktikave në Programin e Infermierisë, kurse në vitin 2016 është angazhuar asistente për grup lëndesh në infermieri në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti i Mjeksisë.
Të tjera për Afërditën : • Anëtare e Odës së Infermierëve të Kosovës; • Anëtare Komisionit për Licensim të infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor me shkollim të lartë ; • Promovuese dhe trajnere e edukimit të vazhdueshëm në programin Edu Med ; • Organizatore dhe prezantuese e shumë workshopeve , konferencave dhe simpoziumeve vendore e ndërkombtëare në fushën e shëndetësisë;

Subjects

Education