MSc. Cand. Resmije Sopa

Asistente për çështje Praktike.

Biography

Resmija profesionin e ergoterapisë e ushtron që nga viti 2003 në OJQ “Agape” Gjilan me ergoterapeuten Dianna Ullrich nga SHBA Është njëra ndër ergoterapeutet e para në Kosovë. Ajo përfundoi studimet bachelor në programin e Shkencave Shëndetësore Terapeutike, profilin e ergoterapisë në Kolegjin Heimerer në Prishtinë. Resmija është edhe njëra ndër Ergoterapeutët e para të licensuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Aktualisht, Resmija është në përfundim e sipër të studimeve master në programin e “Menaxhimit të institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore” po ashtu në Kolegji Heimerer. Resmija gjatë studimeve në kolegjin heimerer ka marr pjesë si studente nga Kosova në Konferencen e 16 botërore të ergoterapisë dhe kongresin e 16 të Japonisë të mbajtur në Yakohama në Japoni në vitin 2014. Pasi që përfundoi studimet në ergoterapi, Resmija është e punësuar në Kolegjin Heimerer si Asistente e çështjeve praktike në departamentin e ergoterapisë, e cila vazhdon ende të punojë në atë pozitë. Po ashtu, Resmija ka marr pjesë në disa hulumtime, ku mes tjerash përmendim hulumtimin që është realizuar së bashku me profesoreshën Dr. Jennifer Caldwell, Dr.Dianna Ullrich dhe asistentin Arban Bllaca dhe është prezantuar në Kongresin e 20-të ndërkombëtarë Për shëndetin e adoleshentëve “IAAH”, - Ullrich D., Caldwell J., Bllaca A., Sopa R. (2016). Adolescent’s mental health and use of mobile phone. Kosovar Adolescents 20th IAAH European Congress "Social Media and Adolescents' Health", September 2016, Prishtinë, Kosovë.

Subjects

Education