BSc Miranda Rama

Asisten per praktik

Biography

Në vitin akademik 2014/2015, Miranda Rama regjistroi studimet Bachelor në drejtimin Shkenca Shëndetësore për Profile Terapeutike: Specializim-Logopedi në Kolegjin Heimerer, Prishtinë. Më datën 12.07.2017 mbaroi studimet themelore me sukses, me notë mesatare të studimeve 9.69 dhe mori titullin Bachelor i Shkencave në Shkenca Shëndetësore për profile Terapeutike: Specializim-Logopedi. Pas kësaj periudhe, më datën 05.06.2018 mori titullin Logopede e Licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, Republika e Kosovës. Në vitin 2017 mori pjesë në Konferencën Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit në Kolegjin Heimerer. Gjithashtu ajo përfundoi trajnimin: “Rehabilitimi i fëmijëve me implant koklear, teknikat e rehabilitimit pas vendosjes së implantit koklear nga profesionistët shëndetësor. Cochlear”. Në vitin 2018 ishte pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare për Logopedi, nga Instituti Kosovar i Logopedisë / ICSLP’18. Po në këtë vit mori pjesë në trajnimin: “International Conference on Children’s Health, Well-being and Rights. Prishtinë, 2018.” Në vitin 2018, regjistroi studimet Master në Universitetin AAB, drejtimi Psikologji Sociale dhe Organizative. Më datën 30.10.2018 Miranda Rama u punësua si Asistente Klinike e Logopedisë, në Kolegjin-Heimerer, Prishtinë.

Subjects

Education