PhD Naime BRAJSHORI

DEKANE E PROGRAMIT BSc INFERMIERI

Biography

PhD Naime BRAJSHORI Zëvendëskryetare e Bordit Drejtues Zëvendësdrejtoreshë e Kolegjit Heimerer Dekane e BSc Infermieri

Emaili: naime.brajshori@kolegji-heimerer.eu Tel: 0037745820820
PhD Naime Brajshori është dekane e programit të Infermierisë dhe zëvendësdrejtoreshë në Kolegjin Heimerer. Znj. Dr. Brajshori është infermierja e parë me gradën PhD në Shkencat Shëndetësore dhe Infermierisë në Kosovë e cila kreu studimet e doktoraturës në Universitetin Martin Luther në Halle-Wittenberg, Gjermani.
Ajo duke qenë e dalluar gjatë studimeve të nivelit master 2008-2010 në Gjermani, ishte gjithashtu bashkëpunëtore shkencore në Fakultetin e Mjekësisë, Instituti i Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore për implementimin e projekteve të DAAD-së me titull: Rindërtimi akademik në Europën Juglindore“ nga Universiteti Martin Luther, Halle-Wittenberg, Gjermani.

Puna e saj kërkimore shkencore dhe interesat janë të fokusuara në promovimin e kulturës së sigurisë së pacientit dhe përmirësimin e sigurisë së pacientit në spitale, promovimin e sigurisë në punë dhe ruajtja e shëndetit të ofruesve të kujdesit shëndetësor, kërkesat dhe nevojat e tregut të punës për profesionistët shëndetësor, zhvillimi i programeve të studimit (profilizimit) të infermierëve. Që nga viti 2008 Znj.Brajshori punon si ligjëruese në Departamentin e Infermierisë dhe Mamive në Universitetin e Prishtinës dhe ishte koordinatore e Projektit të Tempus “Insteap”, i cili ka krijuar programin e studimit Master Shkencor “Edukimi në Kujdesin Shëndetësor” në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Prishtinës i cili është i akredituar nga viti 2014.

Znj. Dr. Naime Brajshori është edhe koordinatore e Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, i themeluar me mbështetjen e DAAD-së dhe një ndër themelueset e institutit. Ajo punon me një rrjet multi-disciplinar të profesionistëve shëndetësor dhe profesionist të tjerë nga shkencat sociale, të cilët kanë përvojë të gjerë të menaxhimit të sigurimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve konsulente arsimore në Kosovë. Poashtu, është organizatore e shumë projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe autore në shumë revista me artikuj shkencor. Koordinatore e simpoziumeve dhe konferencave shkencore ndërkombëtare dhe konsulente për projekte të ndryshme shëndetësore.
Për termine dhe konsulta kontakto: Besarta HYSENI – Asistente administrative besarta.hyseni@kolegji-heimerer.eu Tel: 00381 38 555 099
MODULET Bazat e Infermierisë Menaxhimi i cilësisë në shëndetësi Menaxhimi, organizimi dhe udhëheqja në infermieri dhe shërbimet shëndetësore Mentorim dhe vlerësim të temave të diplomës për nivelin Bachelor dhe Master
EDUCATION PhD i Shkencave Shëndetësore të Infermierisë në Universitetin Martin Luther në Halle-Wittenberg, Gjermani
Projektet Aktuale: 1. Organizimi i konferencës së parë ndërkombëtare të infermierisë 2. Publikimi i librit: Kultura e Sigurisë së Pacientit në Spitalet e Kosovës 3. Zhvillimi i një programi ndërkombëtar: Master në Shkencat Infermierore me profil specifik 4. Socre – Eramus + projekt ndërkombëtar i cili zhvillon module dhe programe për rehabilitim social në Kosovë 5. Shkëmbim stafi – ligjëruese në Universitetin Nikolla Kopernikus në Varshavë të Polonisë 6. Prezantim në Forumin Boteror te Menaxhimit te Cilesise ne Shendetesi dhe Sigurise se Pacientit, Amsterdam, Holande 7. Prezantim ne Kongresin e Infermierise, Tirane, Shqiperi 8. Prezantim ne Simposiumin e nente te shkencave shendetesore, Prishtine, Kosove 9. Botimi dhe perkthimi i ICN- Udhezuesit per Diten Nderkombetare te Infermierise, 2018 10. Organizimi i 3 Workshopeve dhe 2 Konferencave te mbeshtetura nga FES, Prishtine, Kosove

Subjects

Infermieri

Education

PhD i Shkencave Shëndetësore të Infermierisë në Universitetin Martin Luther në Halle-Wittenberg, Gjermani.