MSc. Orgesa Rafuna

Biography

Orgesë Rafuna ka përfunduar studimet bachelor në drejtimin Psikologji, si dhe master në Psikologji Klinike dhe Shëndetësore, në Universitetin e Prishtinës. Përveç, profesionit të saj kryesor si Psikologe Klinike dhe Shëndetësore, ajo është e specializuar edhe në hulumtime dhe statistika. Gjatë kohës ajo gjithashtu ka qenë e përfshirë në projekte të shumta me organizata të ndryshme si UNDP dhe UNICEF. Për tre vjet, ajo është e përfshirë në projektin "D43", që i është dhënë Universitetit Illinois në Çikago nga Instituti Amerikan Kombëtar i Shëndetit. Ku, qëllimi i këtij projekti është të ndërtojë kapacitetin e kërkuesve dhe institucioneve kërkimore në Kosovë duke angazhuar një grup studiuesish të rinj për të studiuar shëndetin, shëndetin mendor, aspektet sociale dhe migrimin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Subjects

Education