PhD. Ekrem Maloku

Biography

Ekrem Maloku përfundoj Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001. Me vonë Imigron në SHBA ku fillimisht inkuadrohet në punë shkencore në Departamentin e Neuroshkencës në Universitetin e Illinoit në Chicago. Aty në poziten e Postdoctoral Felloë kishte si fokus studimin e mekanizmave molekular në etiopatogjenzën e çrregullive psikotike. Njëkohësisht ka qene i angazhuar në trajnimin e studentëve të Mjekësisë dhe atyre të doktoratës në kuadër të Institutit të Psikiatrisë të Universitetit Illinois në Çikago. Ne ndërkohë punon drejtë ekuivalentimit të diplomës së Mjekësisë në SHBA dhe në fund certifikohet nga Komisioni për edukim për të diplomuarit e huaj nëe mjekësi (ECFMG). Kjo i hap rrugën e aplikimit në programet specialistike klinike në SHBA. Fillimisht përfundon internship 1 vjeçar në programin specialistik ne Psikiatri pranë Universitetit Northwestern në Chicago dhe pas kësaj fillon aplikimin në fushën e preferuar të Patologjisë. Rishtas diplomon nga programi specialistik i Patologjisë klinike dhe anatomike nga klinika e njohur Dartmouth, New Hampshire. Përveç angazhimeve klinike në Dartmouth angazhohet edhe në mësimdhënie të lëndeve bazike me studentët e vitit të I-rë dhe të II-të të mjekësisë në kuadër të Geisel School of Medicine. Në ndërkohë pranohet në programin subspecialistik të Neuropatologjisë në New York Universitety, ku shpejtë do të filloj angazhimin 2 vjeçar dhe pas kësaj do te filloj karrierën si Neuropatolog. Ka te botuara një seri të publikimeve nga Neuroshkenca në revista prestigjioze në SHBA. Në të ardhmen synon që përveç punës në diagnostikën Neuropatologjike të përfshihet edhe në hulumtimin e gjetjes së modaliteteve të reja terapike tek tumoret e trurit dhe sëmundja Alzheimer. Ai është I angazhuar në mësimdhënie në kolegjin tonë në vitin akademik 2016/2017 dhe synon vendosjen e raporteve afatgjata të mësimdhënies.

Subjects

Education

Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës , Universitetin e Illinoit në Chicago