MSc. Pierre Weber

Ligjerues

Biography

I lindur në vitin 1972, Pierre Weber tregon talent të hershëm për muzikë dhe është trajnuar që nga mosha e hershme sipas kanuneve të muzikës klasike. Pas një përpjekje të shkurtër për violinë, ai herët zgjedh piano, të cilin studion në akademitë në Luksemburg dhe në Francë. Në të njëjtën kohë, mëson shkrimin muzikor dhe kompozim.

Ndërsa një karrierë pianisti merr formë, perspektiva e përsëritjes së veprave e shekujve të kaluara i duket e pakënqëshme, dhe ai e lën skenën klasike në moshën 21 për të studiuar juridikun dhe psikologjinë, dhe specialisohet në psikologjinë socilae në Université Libre de Bruxelles, Belgjikë. Ai nis pastaj një karrierë në zhvillimin ndërkombëtar dhe në diplomacinë, duke punuar me OJQ-të, agjencitë e OKB-së dhe me BE-në para se të bashkohej me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kështu e gjen veten për tetë vjet në krye të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë deri në vitin 2016.

Pierri është bashkëngjitur Kolegjit në fund të vitit 2017 në cilësinë e këshilltarit e Bordit. Ligjëron gjithashtu metodologjinë e hulumtimit. Megjithatë, dashuria e parë rrallë vdes, dhe ai gjithashtu ka rifilluar aktivitetin e tij muzikor, duke u përqendruar në kompozim. Jashtë punës me Kolegjin ai jep rregullisht koncerte si solist, kamerist, përcjellës, ose dirigjent, por kryesisht si interpretues i veprave të tij.

Subjects

Education