MSc. Shaqir Haliti

Ligjërues

Biography

Aktualisht punon si ligjërues i lëndës Ndërmarrësi në Kujdesin Shëndetësor në Kolegjin Heimerer. Ai gjithashtu është i angazhuar edhe si ligjërues në kolegjet tjera për lëndën Komunikim Biznesi dhe për lëndën Menaxhim Projekti. Ka përfunduar studimet bazë në shkencat ekonomike në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe studimet pasdiplomike në Menaxhimin Strategjik dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në CESTAS dhe në Universitetin e Bolonjës në Itali. Gjithashtu, ka vijuar trajnime të ndryshme profesionale dhe është certifikuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare. Së fundmi është certifikuar si Konsulent Menaxherial (CMC) nga Instituti Ndërkombëtar i Konsulentit të Certifikuar Menaxherial.


Ka një përvojë të pasur në fushën e fuqizimit të ngritjes së kapaciteteve. Së fundmi ka punuar si këshilltar për CDF e themeluar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në departamentin e për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave (EIPC) në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Objektiva e këtij angazhimi ka synuar fuqizimin e kapaciteteve të departamentit të EIPC dhe realizimi i aktiviteteve në terren për të përmirësuar procesin e planifikimit strategjik dhe përpilimin e dokumenteve të ministrisë.


Mr. Haliti currently works as a lecturer of the module “Entrepreneurship in Healthcare” at Heimerer College. He is also engaged in other institutions as a lecturer for various modules. Shaqir Haliti has finished his basic studies at the University of Prishtina, Faculty of Economics. Afterwards, he has continued his post-graduate studies at CESTAS and University of Bologna, Italy in Strategic Management and Sustainable Development. He has completed different professional trainings from different international organizations. Lately, he has been certified as a Managerial Consultant (CMC) from the International Institute of Certified Managerial Consultant. He has an enriched experience in the field of empowerment of capacity building. Recently, he has been working as a consultant for CDF, founded by Kosovo Foundation for an Open Society (KFOS), United Nations Development Programme (UNDP) at the department of European Integration and Policy Coordination (EIPC), Ministry of Labor and Social Welfare. The main aim of this engagement has been the empowerment of capacities at the department of EIPC and implementation of different field activities in order to improve the process of strategic planning and drafting of Ministry documents.

Subjects

Education