Filozofia, Misioni dhe Vizioni

Filozofia

Në qendër të filozofisë tonë ndërmarrëse është individi dhe e drejta e individit për kujdes shëndetësor kualitativ. Ne besojmë se mund të kontribojmë për një kujdes shëndetësor më cilësor për komunitetin tonë duke krijuar një kulturë të dëshirës për të mësuar e që ka për qëllim edukimin e profesionistëve shëndetësorë të etur për më shumë njohuri.

Filozofia jonë e sheh arsimin si një proces të gjatë jetësor që shkon përtej kredencialeve akademike. Përveç përgatitjes profesionale dhe akademike, ne presim që të diplomuarit tanë të kenë një bazë të fuqishme të vlerave autentike njerëzore. Kështu, kurrikula është e strukturuar për të inkurajuar përvetësimin e informatave, ekspertizës dhe sjelljeve adekuate që formësojnë studentët në individë profesionalisht të kualifikuar dhe socialisht të përgjegjshëm. Programet tona janë të dizajnuara të përfshijnë kompleksitetin e studentëve si qenie njerëzore dhe përqendrohen në mbështetjen e tyre gjatë avancimit dhe ngritjes profesionale e personale.

Misioni

Kolegji Heimerer synon të zbatojë programe arsimore me mësimdhënës të shquar dhe metodologji inovative për të përgatitur profesionistë dhe ekspertë kompetent që plotësojnë standardet evropiane. Të diplomuarit e programeve tona do të jenë të aftësuar për të hyrë në sektorin shëndetësor dhe të kenë të drejtë për çertifikim dhe studime të mëtutjeshme.

Programet tona akademike ofrojnë një mundësi për përvetësimin dhe zhvillimin e aftësive adekuate në mënyrë që studenti të fitojë njohuritë e nevojshme për impakt shoqëror. Kolegji Heimerer, nëpërmjet edukimit cilësor që merr parasysh nevojat shoqërore dhe të tregut, kërkon të mbështesë kultivimin e vlerave demokratike dhe të zakoneve të suksesit në ekonominë e tregut.

Vizioni

Vizioni i Kolegjit Heimerer është të bëhet një lider i njohur në arsimin profesional në fushën e shëndetësisë në Kosovë dhe në rajon.

Cilësi akademike
E-commerce-08-512
Angazhim qytetar
download
Integritet
cropped-2015-pa-logo-black-circlepng-photography-by-91025