Ftesë për trajnim intensiv 3 ditor (nga 3 orë) për studentët ofruar nga QAK

Ftesë për trajnim intensiv 3 ditor (nga 3 orë) për studentët ofruar nga QAK

Të dashur studentë të Kolegjit Heimerer,

Jeni në kërkim të një pune sezonale apo të përhershme por dilemat tuaja janë:
 CV
 Letër Motivimi 
 Intervista e Punës??

Ne e kemi zgjidhjen!
Eja dhe regjistrohu në modulin e trajnimit intensiv 3 ditor (nga 3 orë) që ofron QAK, pranë Kolegjit Heimerer.
Kursi i trajnimit ju ofron një pjesëmarrje aktive dhe shumë kreative.

Trajnimi realizohet nëpërmjet metodave të edukimit jo formal, ku pjesëmarrësi duhet të jetë aktiv, bashkëpunues dhe i gatshëm për të pranuar të renë.
Kodi i veshjes në trajnim duhet të jetë sa më komod dhe me ngjyra.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar, prandaj mos humb më kohë dhe regjistrohu deri më datën 31 maj 2018.

Në fund të trajnimit do të pajiseni më certifikatë pjesëmarrjeje.

Forma e regjistrimit:
Shkruani në këtë email: karriera@kolegji-heimerer.eu më këto informata:

Subject “Trajnim 3 ditor QAK”
Emër Mbiemër
Drejtimi
Viti i studimeve (gjenerata)
Numri i ID-së

ose për çdo pyetje apo informacion shesë mund të drejtoheni pranë Zyrës PAK pranë Kolegjit Heimerer

Ju mirëpresim!