Gazeta Bild-Zeitung, reportazh për punën e Kolegjit Heimerer

Javën që lëmë pas, Kolegji Heimerer mirëpriti me kënaqësi dy gazetarë nga gazeta gjermane më e njohur dhe më e lexuar në Gjermani, BILD-Zeitung.

Gazeta BILD realizoi një reportazhë me studentët e programit të Infermierisë që njëkohësishtë janë studentë të Programit Internacional të Karrierës në kuadër të Kolegjit Heimerer.

Gjatë këtij reportazhi studentët treguan aftësitë e tyre gjuhësore të cilat i kanë përfituar përgjatë studimeve në kuadër të kurseve të gjuhës gjermane.

Kampusi Gjermano – Kosovar Heimerer është institucion që përgatitë studentët për tregun e punës vendor dhe atij europian.