Hapet thirrja për aplikim për shkëmbime akademike për studentë të ergoterapisë

Hapet thirrja për aplikim për shkëmbime akademike për studentë të ergoterapisë

 

 

Kolegji Heimerer, në bashkëpunim me Universitetin JAMK të Shkencave të Aplikuara në Finlandë, ka përfituar dy grante për shkëmbime akademike nga Komisioni Evropian përmes Programit Erasmus+. Këtë rradhë, këto dy grante për shkëmbime akademike janë të përcaktuara për dy studentë të Ergoterapisë.

Shkëmbimi akademik i studentëve do të ndodhë gjatë fundit te muajit Gusht 2019. Lënda e studimit do të përcaktohet nga Universiteti i JAMK-ut, koordinatorit të Kolegjit Heimerer dhe kandidatit të zgjedhur. Afati i fundit për aplikim është 12 Maj 2019 ndërsa rezultatet për studentët e përzgjedhur do të publikohen me 13 Maj përmes email-it.

Aplikantët e interesuar duhet të aplikojnë me këto dokumente:

         Formularit i aplikacionit

         Certifikata e gjuhës angleze

         Letra e motivimit

         1 Letër reference nga Dekani ose mentori

         Transkripta e notave

         CV

         Letër/Ese (Tema gjendet në thirrjen për aplikim në gjuhën angleze)

Kolegji Heimerer mirëpret pyetjet rreth procesit të aplikimit ose pyetje tjera që kanë të bëjnë me këto shkëmbime studentore.

 

Application Form for student mobility – Copy

 

Call for mobility application with JAMK