Dekanati i Programit Infermieri e Përgjithshme BSc

DEKANE E PROGRAMIT BSc INFERMIERI

PhD Naime BRAJSHORI

naime.brajshori@kolegji-heimerer.eu

PhD Naime BRAJSHORI                                                                     

Zëvendëskryetare e Bordit Drejtues

Zëvendësdrejtoreshë e Kolegjit Heimerer

Dekane e BSc Infermieri

 

Emaili: naime.brajshori@kolegji-heimerer.eu

Tel: 0037745820820

 

PhD Naime Brajshori është dekane e programit të Infermierisë dhe zëvendësdrejtoreshë në Kolegjin Heimerer. Znj. Dr. Brajshori është infermierja e parë me gradën PhD në Shkencat Shëndetësore dhe Infermierisë në Kosovë e cila kreu studimet e doktoraturës në Universitetin Martin Luther në Halle-Wittenberg, Gjermani.

 

Ajo duke qenë e dalluar gjatë studimeve të nivelit master 2008-2010 në Gjermani, ishte gjithashtu bashkëpunëtore shkencore në Fakultetin e Mjekësisë, Instituti i Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore për implementimin e projekteve të DAAD-së me titull: Rindërtimi akademik në Europën Juglindore“ nga Universiteti Martin Luther, Halle-Wittenberg, Gjermani.

 

Puna e saj kërkimore shkencore dhe interesat janë të fokusuara në promovimin e kulturës së sigurisë së pacientit dhe përmirësimin e sigurisë së pacientit në spitale, promovimin e sigurisë në punë dhe ruajtja e shëndetit të ofruesve të kujdesit shëndetësor, kërkesat dhe nevojat e tregut të punës për profesionistët shëndetësor, zhvillimi i programeve të studimit (profilizimit) të infermierëve. Që nga viti 2008 Znj.Brajshori punon si ligjëruese në Departamentin e Infermierisë dhe Mamive në Universitetin e Prishtinës dhe ishte koordinatore e Projektit të Tempus “Insteap”, i cili ka krijuar programin e studimit Master Shkencor “Edukimi në Kujdesin Shëndetësor” në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Prishtinës i cili është i akredituar nga viti 2014.

 

Znj. Dr. Naime Brajshori është edhe koordinatore e Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, i themeluar me mbështetjen e DAAD-së dhe një ndër themelueset e institutit. Ajo punon me një rrjet multi-disciplinar të profesionistëve shëndetësor dhe profesionist të tjerë nga shkencat sociale, të cilët kanë përvojë të gjerë të menaxhimit të sigurimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve konsulente arsimore në Kosovë. Poashtu, është organizatore e shumë projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe autore në shumë revista me artikuj shkencor. Koordinatore e simpoziumeve dhe konferencave shkencore ndërkombëtare dhe konsulente për projekte të ndryshme shëndetësore.

 

Për termine dhe konsulta kontakto:

Besarta HYSENI – Asistente administrative

besarta.hyseni@kolegji-heimerer.eu

Tel: 00381 38 555 099

Koordiantore e Programit te Infermierise

BSc. Flaka Emini

flaka.emini@kolegji-heimerer.eu

 

 

 

 

 

 

 

 

Asistente e programit për çështje organizative dhe të mësimdhënies

BSc. Flaka Emini

flaka.emini@kolegji-heimerer.eu

E lindur me 19/02/1996 ne Ferizaj. Te përfunduar studimet në Bachelor në Infermieri në Kolegjin Heimerer, ndërkaq studimet Master do ti vazhdoj në të njëjtin Kolegj në drejtimin Menaxhimi I Institucioneve dhe Shërbimeve shëndetësore. Ka marrë pjesë në simpoziume dhe konferenca të ndryshme si dhe aktualisht është duke punuar në Kolegjin Heimerer si Asistente Organizative ne Infermieri.

 

 

 

 

 

 

Asistente e programit për çështje organizative dhe të mësimdhënies

MSc.  Besarta TAGANOVIQ

besarta.taganoviq@kolegji-heimerer.eu

Besarta Taganoviq ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Hasan Prishtina, ndërkaq studimet Master i ka përfunduar në po të njëjtin universitet me temën Edukimi në Kujdesin Infermieror. Aktualisht është BSc.Cand. në Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Ka marr pjesë në shumë simpoziume dhe konferenca ndërkombëtare dhe aktualisht është duke punuar në Kolegjin Heimerer si asistente e programit të Infermierisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Asistente Administrative

Luljeta Musliu

luljeta.musliu@kolegji-heimerer.eu
Luljeta Musliu ka përfunduar studimet Bachelor në Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha profesionale Infermieri në Kolegjin Heimerer, ndërkaq studimet Master i ka përfunduar në po të njëjtin kolegj por në drejtimin Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore. Ka marr pjesë në shumë simpoziume dhe konferenca ndërkombëtare dhe aktualisht është duke punuar në Kolegjin Heimerer si asistente e programit të Infermierisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Asistente për çështje organizative dhe të mësimdhënies

MSc. Blertë Hyseni

blerte.hyseni@kolegji-heimerer.eu

Blertë Hyseni ka përfunduar studimet Bachelor në Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha profesionale Infermieri në Kolegjin Heimerer, ndërkaq studimet Master i ka përfunduar në po të njëjtin kolegj por në drejtimin Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore. Ka marr pjesë në shumë simpoziume dhe konferenca ndërkombëtare dhe aktualisht është duke punuar në Kolegjin Heimerer si asistente e programit të Infermierisë.

Blerta Hyseni i ka ndjekur këto trajnime: Certificate of attendance of 4th International Symposium of Health Science,  Certificate of attendance of 5th International Symposium of Health Science, Certificate of attendance of 6th International Symposium of Health Science, Intership in Germany MarienHausKlinikum, Intership in Germany Caritas Socialization, Proprotocol.

 

 

 

 

 

 

Përgjegjëse për Praktikat në Infermieri

Albina bytyqi

Albina.bytyqi@kolegji-heimerer.eu

Albina Bytyqi ka përfunduar studimet në Bachelor në Infermieri në Kolegjin Heimerer, ndërkaq studeimet Master I ka viju po në të njëjtin Kolegj në drejtimin Menaxhimi I Institucioneve dhe Shërbimeve shëndetësore. Ka marrë  pjesë në simpoziume dhe konferenca të ndryshme si dhe aktualisht është duke punuar në Kolegjin Heimerer si Përgjegjëse për Praktikat në Infermieri.