Master

MSc Menaxhim i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore

Përshkrimi i Programit
Pse duhet të studioj në nivelin Master: Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve
Shëndetësore?
Sektori i kujdesit shëndetësor në Kosovë, por edhe në botë, aktualisht i është nënshtruar një faze të
ndryshimit dhe rikonstruksionit të shpejtë. Përballimi i sfidave aktuale me të cilat përballet sistemi
shëndetësor, si:
 ndryshimet demografike,
 zhvillimet në teknologjinë mjekësore,
 presionet për të ulur koston dhe përmirësuar efektshmërinë.
E gjithë kjo është e mundur vetëm me menaxherë dhe liderë të mirë-kualifikuar dhe profesionalë.
Programi Master Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore, ofrohet nga Kolegji
Heimerer me ligjërues të dëshmuar ndërkombëtarë, vendorë dhe nga rajoni, me përvojë të gjerë
profesionale. Kjo është një arsye më shumë se pse të diplomuarit tanë janë tejet të kërkuar nga
tregu i punës. Arsimi i përshtatur në botën profesionale ofron perspektivë të shkëlqyer në karrierë.
Projektet e integruara përgjatë studimeve ju ofrojnë studentëve mundësinë e kontaktit me kompanitë
vendore dhe ndërkombëtare, duke ju mundësuar të lënë përshtypje të qëndrueshme me punën dhe
aftësitë e tyre.

Si zhvillohet mësimi?
 Të mësuarit e bazuar në çështje problematike,
 Të mësuarit e bazuar në projekte,
 Të mësuarit e bazuar në hulumtim,
 Të mësuarit reflektues.
Studentët zhvillojnë mësimin në grupe të vogla, me mundësinë e angazhimit në projekte
hulumtuese. Kështu, ata janë në gjendje të shfrytëzojnë njohuritë e zgjeruara të ofrimit të kujdesit
shëndetësor kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar dhe të arrijnë një ekuilibër të përshtatshëm në
mes të rëndësisë së ndërlidhur me shëndetin dhe biznesin.
Të diplomuarit në programin e studimeve Master Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve
Shëndetësore në Kolegjin Heimerer arrijnë të posedojnë nivel të lartë të ekspertizës për të marrë
përgjegjësi të larta në sektorin shëndetësor, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.
Cilat janë fushat e angazhimit?
Menaxherët e Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore zhvillojnë strategji efikase të
menaxhimit të shërbimeve, avancimit të kualitetit dhe zhvillimit profesional të ekipit.
Ata, gjithashtu planifikojnë dhe realizojnë projekte të rëndësishme hulumtuese, me qëllim
përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor. Programi është i pari i këtij lloji në rajon që
kualifikohen në këtë fushë.

Grada e fituar: Master Shkencor (MSc), niveli i VIII-të sipas EQF.
Përmes këtij programi, të diplomuarit përgatiten për të punuar si:
 Menaxherë të klinikave të kujdesit shëndetësor;
 Menaxherë të Qendrave të Mjekësisë Familjare;
 Këshilltarë në politika publike në institucione qëndrore dhe komunale shëndetësore;
 Konsulentë në fushën e sistemit dhe kujdesit shëndetësor;
 Hulumtues