Historia jonë

Kolegji Heimerer u krijua dhe u akreditua për herë të parë në vitin 2010. Instituti i Evropës Juglindore për Avancimin e Shkencave të Shëndetit dhe Infermierisë dhe institucioni i arsimit të lartë gjerman Heimerer GmbH themeluan Kolegjin Heimerer në Prishtinë. Kolegji Heimerer fillimisht u emërua “QEAP Heimerer”, e më vonë emërtimi u ndryshua në “Kolegji Heimerer”. Motivi pas themelimit të institucionit tonë ishte nevoja e menjëhershme për të arsimuar gjenerata me kualifikime të standardeve evropiane në fushën e shkencave shëndetësore dhe infermierisë në përputhje me nevojat e sistemit kombëtar të shëndetësisë dhe arsimit.

 

Qëllimi ynë për krijimin e një institucioni cilësor të arsimit të lartë u arrit me mbështetjen e një rrjeti të gjerë të institucioneve të ngjashme në Evropë. Bashkëpunimi ynë institucional me institucionet gjermane të arsimit të lartë paraqet një garanci që programet tona të studimit zbatohen me sukses sipas standardeve evropiane.

 

Në mungesë të burimeve njerëzore, Kolegji Heimerer fillimisht ishte i orientuar në programe të akredituara në vendet e BE-së, e më vonë duke i përshtatur këto programe edhe për nevojat lokale. Përvoja e mëparshme e punonjësve të kolegjit në institucionet e Republikës së Kosovës i ka mundësuar institucionit tonë të identifikojë dhe adresojë mangësitë në sistemin publik ekzistues dhe gjithashtu nevojën për profile dhe trajnime profesionale në Kosovë. Mbledhja e të dhënave relevante ka ndihmuar në mënyrë sistematike dhe strategjike për të përshtatur dhe adaptuar programet tona të studimit me nevojat e komunitetit.

Nëpërmjet programeve tona studimore të akredituara në vendet e BE-së, stafit tonë akademik të jashtëzakonshëm, dhe përvojës së tyre në metodat inovative të mësimdhënies, ne synojmë të vendosim standarde evropiane në arsimin profesional në Kosovë duke ofruar arsim të nivelit më të lartë në shëndetësi.