Infermieri (BSc)

Infermieri (BSc)

3 Vite | 180 kredi

Programi Bachelor i Infermierisë në Kolegjin Heimerer i ofron studentëve një përgatitje akademike të pakrahasueshme në një mjedis profesional që i trajnon ata për një jetë si infermier të kualifikuar. Programi i Infermierisë ofron një arsimim praktiko-teorik dhe profesional. Kurrikula e programit merr parasysh ndryshimet drastike dhe zhvillimet dinamike në fushën e kujdesit shëndetësor dhe infermieri të identifikuara në konsultim me partnerë të fushës, ekspertë të disiplinës dhe hulumtime të ndryshme. Pjesa akademike e programit plotësohet me orë praktike obligative ku studentët akumulojnë përvojë pune në ambiente brenda ose jashtë kampusit.

Të diplomuarit e këtij programi bëhen gati të tejkalojnë pritshmëritë e një kujdesi të thjeshtë për pacientët. Përgjegjësitë e një infermiere/i po shtohen çdo ditë dhe programi i Infermierisë në Kolegjin Heimerer merr parasysh nevojën për të arsimuar infermierë të përgatitur për ndërhyrje të ndërlikuara. Prandaj, Bachelor i Infermierisë në Kolegjin Heimerer i jep rëndësi kujdesit që merr parasysh nevojat individuale të pacientit. Ky program arsimon profesionistë kompetent të cilët kanë vullnet dhe janë të gatshëm të informojnë pacientët në lidhje me procesin e trajtimit.

Kampusi i Kolegjit Heimerer ofron laboratore të jashtëzakonshme me pajisje bashkëkohore dhe teknologjinë më të fundit ku studentët mund të përjetojnë përgjegjësitë e një infermiere/i në një mjedis të vërtetë spitalor. Stafi akademik i këtij programi siguron që studentët të marrin mbështetjen, këshillat, dhe mentorimin e duhur në mënyrë që studentët të shkëlqejnë në fushën e kujdesit shëndetësor. Si një infermier që vecse posedon përvojë praktike, studentët e Kolegjit Heimerer do të kenë përparësi të dukshme në tregun e punës.

Të diplomuarit e këtij programi mund të punojnë si:  

  • Infermier komuniteti
  • Infermier në biomjekësi
  • Infermier i shëndetit mendor
  • Infermier hulumtues
  • Infermier kirrurgjik
  • Infermier pediatrik
  • Infermier i shëndetit primar
  • Infermier i avancuar
Dekane e BSc Infermieri

PhD Naime BRAJSHORI                                                          

Zëvendëskryetare e Bordit Drejtues

naime.brajshori@kolegji-heimerer.eu

PhD Naime Brajshori është dekane e programit të Infermierisë dhe zëvendëskryetare e Bordit Drejtues në Kolegjin Heimerer. Dr. Brajshori është infermierja e parë me gradën PhD në Shkencat Shëndetësore dhe Infermierisë në Kosovë e cila kreu studimet e doktoraturës në Universitetin Martin Luther në Halle-Wittenberg, Gjermani. Nga viti 2008, Znj.Brajshori punon si ligjëruese në Departamentin e Infermierisë dhe Mamive në Universitetin e Prishtinës dhe ishte koordinatore e Projektit të Tempus “Insteap”, i cili projekt ka krijuar programin e studimit Master Shkencor “Edukimi në Kujdesin Shëndetësor” në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Prishtinës i cili është i akredituar nga viti 2014. Znj. Dr. Naime Brajshori është edhe koordinatore e Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, i themeluar me mbështetjen e DAAD-së dhe një ndër themelueset e institutit.

Për termine kontakto:

Besarta HYSENI – Asistente administrative

besarta.hyseni@kolegji-heimerer.eu

Koordinatore e programit të infermierisë 

Dr. Leonora Paice

leonora.paice@kolegji-heimerer.eu

Dr Leonora Paice është një mjeke britaniko-shqiptare dhe specialiste e shëndetit publik. Ajo diplomoi në Universitetin e Tiranës në Mjekësi. Dr Paice ka punuar në klinika të kujdesit primar dhe sekondar në Evropë dhe Afrikë, duke përfshirë menaxhimin e Departamentit të Urgjencave në spitalin kryesor të Ruandës. Dr Paice mban një certifikatë post-universitare të akredituar në Universitetin e Montrealit në Administrim dhe Planifikimin Shëndetësor dhe MSc në Shëndetin Publik nga London School of Hygiene and Tropical Medicine. Ajo më parë ka punuar si Shefe e Departamentit të Shëndetësisë në Caritas Albania dhe ka punuar për Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar(UK). Ajo ka qenë e përfshirë në arsimin e lartë të infermierëve që nga fillimi i viteve 2000, duke trajnuar studentë në Shqipëri. Para se të bashkohej me Kolegjin Heimerer në vitin 2018, Dr Paice ka punuar për UNICEF në Kosovë, duke vlerësuar programet kombëtare të kujdesit shëndetësor në Kosovë.

Asistente e programit për çështje organizative dhe të mësimdhënies / Referente e programit

BSc. Flaka Emini

flaka.emini@kolegji-heimerer.eu

Flaka Emini përfundoi studimet Bachelor në Infermieri në Kolegjin Heimerer, ndërkaq studimet Master është duke i vazhduar në të njëjtin kolegj në drejtimin Menaxhimi I Institucioneve dhe Shërbimeve shëndetësore.

Asistente për bashkëpunim ndërkombëtar dhe hulumtime

PhD. Cand.  Besarta TAGANOVIQ

besarta.taganoviq@kolegji-heimerer.eu

Besarta Taganoviq ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Hasan Prishtina, ndërkaq studimet Master i ka përfunduar në po të njëjtin universitet në drejtimin Edukimi në Kujdesin Infermieror. Aktualisht është studente e doktoraturës në drejtimin “Kujdesi infermieror” në Universitetin e Maribor-it, Slloveni.

MSc. Blertë Hyseni

blerte.hyseni@kolegji-heimerer.eu

Blertë Hyseni ka përfunduar studimet Bachelor në Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha profesionale Infermieri në Kolegjin Heimerer, ndërkaq studimet Master i ka përfunduar në po të njëjtin kolegj në drejtimin Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore.

Përgjegjëse për Praktikat në Infermieri

MSc. Albina bytyqi

Albina.bytyqi@kolegji-heimerer.eu

Albina Bytyqi ka përfunduar studimet në Bachelor në Infermieri në Kolegjin Heimerer, ndërkaq studimet Master i përfundoi në të njëjtin Kolegj në drejtimin Menaxhimi I Institucioneve dhe Shërbimeve shëndetësore.

SEMESTRI I I-RË

Bazat e infermierisë

Etika dhe filozofia në kujdesin infermieror në përputhje me legjislacionin e kujdesit shëndetësor

Metodat në edukimin dhe promovimin shëndetësor

Mikrobiologji dhe parazitologji

Programi diagnostiko-terapeutik

Gjuhë angleze

Lëndë zgjedhore

 

SEMESTRI I II-TË

Kujdesi për të moshuarit, gerontologjia dhe rehabilitimi

Anatomi, Fiziologji dhe Patologji

Lëndë zgjedhore

 

SEMESTRI I III-TË

Kujdesi infermieror tek femijet dhe adoleshentet dhe Pediatri

Kujdesi infermieror për shëndetin e gruas, Gjinekologji dhe Obstetri

Organizimi, Menaxhimi dhe udhëheqja në shëndetësi dhe kujdesi infermieror

Lëndë Zgjedhore

 

SEMESTRI I IV-TË

Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të brendshme

Psikologji në infermieri dhe kujdesin shëndetësorë

Sociologjia e shëndetit dhe sëmundjeve

Lëndë Zgjedhore I

Lëndë Zgjedhore II

 

SEMESTRI I V-TË

Kujdesi infermieror tek shëndeti mental dhe Psikiatria

Infermieria ne kujdesin Shtëpiakë

Lidershipi ne kujdesin infermieror

Lëndë Zgjedhore II

 

SEMESTRI I VI-TË

Kujdesi infermieror në kirurgji

Ndihma urgjente dhe kujdesi shëndetësor në rrethana të veçanta

Lëndë Zgjedhore

Punim Diplome