Janë nënshkruar kontratat e para të punës në klinikat gjermane në Gjermani nga grupi i parë i Programit për Arsim dhe Karrierë

Janë nënshkruar kontratat e para të punës në klinikat gjermane në Gjermani nga grupi i parë i Programit për Arsim dhe Karrierë

Janë nënshkruar kontratat e para të punës në klinikat gjermane në Gjermani nga grupi i parë i Programit për Arsim dhe Karrierë.

Kjo është mundësuar duke ndjekur programin e plotë të PAK, i cili ka përfshirë kurset intensive të gjuhës gjermane që nga niveli A1, modulet shtesë profesionale në teori dhe praktikë në fushën e infermierisë dhe kujdesit më ligjërues ndërkombëtarë.

Procesi i nënshkrimit të kontratave u përcoll nga Kryetari i Bordit Drejtues të Kolegjit Heimerer, z. Petrit Beqiri së bashku më zv. Kryetaren e Bordit Drejtues, znj. Naime Brajshori.

I urojmë suksese studenteve tona: Rina Dobraj, Erëza Ahmeti, Leonida Thaçi dhe Gjeneta Shaqiri.

Kujtojmë që për t’u bërë pjesë e këtij programi, afati është ende i hapur. Për më shumë vizitoni shërbimin e studentëve të Kolegjit Heimerer apo na kontaktoni në karriera@kolegji-heimerer.eu.