Ceremonia e Diplomimit është një nga ngjarjet më të rëndësishme që organizohet në Kolegjin Heimerer. Kjo ceremoni tanimë është bërë traditë dhe organizohet nga Kolegji Heimerer çdo vit të cdo gjenerate. Në këtë ceremoni ftohen personalitete të shquara. Gjatë kësaj ceremonie studentët e Kolegjit Heimerer finalizojnë gjithë suksesin akademik dhe eksperiencën e tyre duke u pajisur me diploma për secilin nga drejtimet përkatëse të studimeve bachelor dhe master. Ndërkaq studentët më të mirë të gjeneratës do të vlerësohen me çertifikata të ndryshme sipas arritjeve dhe sukseseve të tyre. Ceremonia e diplomimit me hedhjen e kapelave është kurorëzim i përpjekjeve, mundit dhe përkushtimit të studentëve tanë, mësuesve dhe prindërve, si dhe fillim i mirë për rrugëtimin e karrierës drejt suksesit.
CEREMONIA E VITIT 2022
Një studente në veshje ceremoniale të diplomimit
Studentët duke pritur fillimin e ceremonisë së diplomimit