Klubi i Debatit me shkrimtarin Azem Deliu

Klubi i Debatit me shkrimtarin Azem Deliu

…a kemi kohë për të lexuar?

Të flasësh për libra është e pashmangshme, aq më tepër në një mjedis akademik, ku libri është një nga instrumentët ku studentët marrin dijen.

Nisur nga kjo, Qendra për Arsim dhe Karrierë, pjesë e Kolegjit Heimerer, takimin e tretë të debatit ia kushtoi librit, këtë herë atij artistik, me mysafir shkrimtarin e ri dhe të talentuar, Azem Deliun.

Deliu vitet e fundit ka krijuar një emër solid në letërsinë për të rinj, si brenda ashtu edhe jashtë kufinjëve të Kosovës.

Nëse shkruajmë fjalën “book” në motorin e kërkimit Google, dalin qindra mijëra faqe dhe

shprehje kushtuar librit, një ndër to, që e dëgjojmë dhe e përdorim më së shumti është

“sa shumë libra, sa pak kohë”. Pyetja që bëjmë është: a kemi kohë për të lexuar?

Koha është një nga sfidat e njeriut të sotëm, e njeriut në një vend që po globalizohet dhe krijon një dinamikë e rutinë të jetës, e cila është e mbushur me impenjime.

E megjithatë përgjigja është: kemi kohë, dhe atëherë kur nuk e kemi, duhet ta bëjmë, duhet ta

gjejmë kohën për librin!

Të lexuarit është si të ushqyerit, është një nevojë e pashmangshme që truri dhe shpirti ynë e

kërkon për t’u pasuruar, apo për të qenë i informuar dhe në hap me zhvillimet që ndodhin.

Mjafton të lexojmë 2- faqe në ditë për ta mbajtur trurin tonë aktiv dhe kuriozitetin e zgjuar.

Prandaj ne themi njëzëri: Lexoni!

…”Puthësi i paligjshëm” dhe liria

Takimi u hap me leximin e një fragmenti nga libri i dytë “Puthësi i Paligjshëm”, ku personazhi

kryesor arrestohet e më pas burgoset për shkak se ka puthur të dashurën e tij 4 minuta mbas orarit

të lejuar nga Partia. Një qasje e lirisë së njeriut nën kurthin e diktaturës, e cila është aq pedante sa

kontrollon jetën e njeriut edhe në çastet më intime. Por përsëri, edhe pse ai i di rregullat dhe pasoja, njeriu vepron, sepse ndjenja për të përjetuar lirinë është e fuqishme dhe nuk ka diktaturë që e

mbytë. I lindur në Skënderaj, Azemi gjithshtu solli për të pranishmit kujtime nga fëmijëria e tij, ëndrrat e mëdha që shihte që kur ishte i vogël, dhe ndikimin e padiskutueshëm që ka pasur libri dhe të lexuarit në të gjithë rrugëtimin e tij deri tani.

Duke qenë student i Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, nuk munguan bisedat edhe mendimet interesante të mysafirit tonë, në lidhje me gjuhën shqipe, ruajtjen dhe përdorimin në standardin e saj, si një mënyrë për të lehtësuar komunikimin me mediumin e letërsisë.

Së fundmi Azemi ka botuar dhe promovuar në Panairin e Librit në Tiranë 2018 librin e tij të tretë “Shënimet e krimbit Smolinski”, i cili mes të tjerave përcjellë atmosferën e eksperiencës së tij në rezidencën letrare në Poloni.

Nuk munguan edhe kujtimet që Azemi ka me shkrimtarin e tij të preferuar, Ismail Kadare, ku tregonte me entuziazëm takimet dhe bisedat e tyre për letërsinë dhe krijimtarinë. Biseda që janë ndikuese edhe në formimin dhe në krijimtarinë e vetë autorit tonë.

Një i ri, bashkëmoshatar i studentëve tanë, jo i zakonshëm, me një arsenal letrar për t’u pasur zili, shkrimtari i cili është quajtur nga shtypi frëng si ylli i ri i letërsisë Europiane, ishte një shembull, një pasqyrë ku ai që shihet merr mesazhin që “Ai që don, mundet! Ai që punon fort, mundet”.

 

* * *

Klubi i debatit është një aktivitet i përmuajshëm që organizohet nga Qendra për Arsim dhe Karrierë në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer.

Qëndroni të vëmendshëm për të ftuarin e radhës!

Regjistrohu për takimin e radhës:

Info@kolegji-heimerer.eu

karriera@kolegji-heimerer.eu