Klubi i debatit “Ndryshimi në Veten e Parë”

Klubi i debatit “Ndryshimi në Veten e Parë”

Nën këtë moto përfundoi takimi i parë i Klubit të Debatit me temën “Ndryshimi në Veten e Parë” ku si i ftuar ishte Prof.Dr. phil.habil Johann Bahrens.

Me fat që kishim mundësi që për një orë të dëgjonim nga mendja e tij e urtë dhe nga ekseprienca e padiskutueshme në fushën e sistemit shëndetësor në Gjermani dhe më gjërë.

Me një përvojë mbresëlënëse dhe kurajo që e ka ndjekur në zbatimin e risive në sistemin e shëndetësisë Gjermane, Prof. Dr.phil, habil Johann Behrens, është një nga ato personalitete që të insipron kur e dëgjon .

Takimi u fokusua në trajtimin e risive që Z. Behrens ka sjellë në sistemin e shëndetësisë në Gjermani. Kjo duke përcjellë për pjesëmarrësit një studim krahasues që ai ka bërë midis Kanadasë, Gjermanisë dhe Kosovës. Përtej rezultateve dhe fakteve të studimit, ajo që na inkurajoi është qëndrimi pozitiv  që Z. Behrens dha për Kolegjin Heimerer dhe për Institucionet Publike Shëndetësore në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu një nga faktet që Kosova dhe Shqipëria po përballen vitet e fundit, atë të ikjes së profesionistëve, të të diplomuarve në Shkencat Shëndetësore.

Trajtesa dhe qasja që ishte ndaj këtij fakti si nga Z. Behrens ashtu edhe nga pjesëmarrësit në takim, ishte interesante. Një nga komentet e Z. Petrit Beqiri, Kryetari i Bordit Drejtues të Kolegjit Heimerer, ishte se, kërkesa që vjen nga vendet Gjermanofolëse për fuqi punëtore, ndihmon në rritjen e standardit të cilësisë në Institucionet Arsimore. Dhe se do të ishte pozitive nëse kthimi për të kontribuar edhe në vendin e tyre të origjinës, do të rregullohej me politika nga qeveritë e të dy vendeve.

Gjithashtu nga pjesëmarrësit u shpreh interes për botimet shkencore që sot bëhen në nivel ndërkombëtar për çështjet e shëndetësisë: Sa këto botime lidhen me nevojën që shkenca ka sot dhe me çështjet më emergjente të shëndetësisë?

Kjo bisedë na bëri që të reflektojmë për situatën e shëndetësisë sot në Kosovë dhe për kontributin që ne si Kolegj i japim zhvillimit të sistemit të tij.

Rruga është e gjatë dhe ne jemi gjithnjë të motivuar për të bërë më të mirën!

Klubi i debatit është një aktivitet i përmuajshëm që organizohet nga Qendra për Arsim dhe Karrierë në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer.

Në këtë klub do të ketë të ftuar personalitete nga fusha të ndryshme, që kanë shënjuar me kontributin e tyre në Kosovë e më gjërë.

Qëndroni të vëmendshëm për të ftuarin e radhës!