Kolegji Heimerer feston ditën e themelimit

Kolegji Heimerer feston ditën e themelimit

Kolegji Heimerer feston ditën e themelimit

Kolegji Heimerer, më 29 mars, festoi ditën e themelimit me ç’rast në ceremoninë kryesore u kujtuan sfidat dhe sukseset e kaluara të Kolegjit gjatë këtyre 9 vjetëve dhe u diskutuan planifikimet për bashkëpunimet dhe projektet e së ardhmes. Ceremonia kryesore që mblodhi themeluesit e Kolegjit Heimerer, partnerët ndërkombëtar e kombëtar, zyrtarët qeveritar, stafin akademik e administrativ, dhe studentët dëshmoi edhe njëherë rritjen e vazhdueshme dhe të pandalshme të impaktit të Kolegjit Heimerer.

“Shoqëri e shëndetshme me mendje të ndritur është shoqëri që bënë mrekulli” janë fjalët e para të himnit të Kolegjit Heimerer, që u këndua nga kori i shkollës, me të cilat filloi ceremonia kryesore në ditën e themelimit të Kolegjit Heimerer. Këto fjalë, menjëherë, u mbështetën në fjalimin e Rektores së Kolegjit Heimerer, Prof. Natyra Gjurgjeala-Karahoda, e cila theksoi se ndryshimi pozitiv që shoqëria jonë synon mund të arrihet vetëm përmes një rrugëtimi edukativo-arsimor që kërkon përkushtim e punë.  Rektorja vuri në pah suksesin dhe ndikimin pozitiv të Kolegjit Heimerer në këto 9 vitet e kaluara dhe shpresoi që rritja e Kolegjit Heimerer dhe ndikimit të tij në shoqëri të vazhdojë.

Fokusi i misionit të Kolegjit Heimerer, që të sjellë inovacion në arsim dhe të arsimojë studentë të kualifikuar dhe të përgjegjshëm në shoqëri, u mbështet nga fjalimet e themeluesit nga Gjermania, Z.Friedrich Heimerer, dhe Presidentit të Bordit Drejtues, Z. Petrit Beqirit. Z. Heimerer, në fjalimin e tij, nënvizoj rëndësinë e inovacionit dhe të avancimit të vazhdueshëm të profesorëve dhe të studentëve. Ndërsa, Presidenti i Bordit Drejtues, Z. Petrit Beqiri, foli mbi përgjegjësinë qytetare që ai e ndjeu kur themeloi Kolegjin Heimerer dhe orientimin në arsim si një mënyrë për të krijuar ambient paqësor e gjithëpërfshirës në shoqëri.

Pjesëmarrës në ceremoninë kryesore për ditën e themelimit të Kolegjit Heimerer ishin edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Finlandës të cilët theksuan rëndësinë e krijimit të bashkëpunimeve të frytshme. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Z. Qemal Minxhozi, veçoi kërkesën e madhe për profesionstë të kualifikuar në shëndetësi në Kosovë dhe në Shqipëri. Ambasadori Minxhozi përgëzoi Kolegjin Heimerer për punën e pandalur për të avancuar arsimin në shëndetësi dhe inkurajoi për të krijuar bashkëpunime tjera në mes të institucioneve të Shqipërisë dhe të Kosovës në përgjithësi.

Dita e themelimit të Kolegjit Heimerer përkon me një ngjarje tjetër të rëndësishme. 29 Marsi shënon ditën kur Prof. Ajet Beqiri ra dëshmor për lirinë e Kosovës. Prof. Ajet Beqiri besoi se arsimi nuk mundë të ndodhë në okupim. Prandaj, ai zgjodhi të luftoi që gjeneratat e ardhshme të mësojnë në liri. Arsyeja e themelimit të Kolegjit Heimerer vjen nga rëndësia që i dha Prof. Ajet Beqiri zhvillimit të fushës së arsimit. Si shenjë respekti dhe përkujtimi për veprën dhe sakrificën e tij, gjatë ceremonisë së ditës së themelimit të Kolegjit Heimerer, u zbulua një pllakë përkujtimore që do të vendoset në një vend të posaçëm brenda objektit të Kolegjit Heimerer. Poashtu, nga ky vit, filloi të ndahet çmimi “Ajet Beqiri” për profesorët më të dalluar të Kolegjit.

Në ceremoninë kryesore u nënshkruan edhe marrëveshje të reja bashkëpunimi me Universitetin e Korçës dhe atë të Tiranës dhe u dhanë mirënjohje për partnerë, profesorë, e studentë të dalluar.

Kremta e ditës së themelimit të Kolegjit Heimerer vazhdoi edhe me këngë të përgatitura nga studentët dhe me mundësi për dhurim të gjakut brenda objektit të Kolegjit Heimerer të cilën mundësi e shfrytëzuan shumë studentë të Kolegjit Heimerer duke dëshmuar edhe njëherë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar komunitetin ku jetojnë dhe përgjegjësinë qytetare që ata e ndjejnë për të bërë ndryshim.

 

Këta individë, organizata, institucione u nderuan me mirënjohje për punën dhe bashkëpunimin e tyre të shkëlqyeshëm gjatë vitit 2018/2019:

 

 

  • Kategoria studentë të vitit në fushat përkatëse (me mesatare mbi 9):

 

Nga drejtimi Teknik Laboratori:

Donjetë Retkoceri

Shkurte Bici

Djellza Bajramaj

Nga drejtimi Infermieri:

Merita Hamza

Xhevrije Latifi

Rudina Bytyqi

Nga drejtimi Logopedi:

Vjollca Deshishku

Elmedina Fetollari

Djellza Veliu

Donika Kelmendi

Halime Bici

Besarta Ajvazaj

Nga drejtimi Ergoterapi:

Diellza Grajqevci

Malsore Limani

Arlinda Canolli

Nga drejtimi Pedagogji Profesionale në Shëndetësi:

Ylfete Marmallaku

Albulena Lecaj

Nga drejtimi Master në Menaxhment i institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore:

Mirjonda Mustafa

 

  • Kategoria Profesori i vitit:

 

Dr.sc Mulaim Kaçka

 

  • Kategoria bashkëpunëtori i vitit:

 

MSc.Adnan Hoxha

 

  • Partner i vitit:

 

z.Bekim Brestofci

Unionin e Bizneseve Gjermano Kosovare

Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office

Spitalin Amerikan

Solidar Suisse Kosovo

EULEX

Coclear

Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”

Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”

Spitalin Kavaja

 

 

  • Partner ndërkombëtar i vitit:

 

Metropolia University of Applied Sciences

 

  • Studenti Ambasador:

 

Elmedina Shkreta

 

  • Studentët Vullnetar:

 

Anilë Mustafa

Galdim Zaplluzha

Dion Gjoka

Valmir Ahmeti

Blerton Jakupi