Kolegji Heimerer nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Programin Nacional për Rininë

Kolegji Heimerer nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Programin Nacional për Rininë

Sot, kishim kënaqësinë që në Kolegjin Heimerer të kishim për vizitë Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, z.Rexhep Hoti, me të cilin, Zëvendësdrejtoresha e Bordit të Kolegjit Heimerer, PhD. Naime Brajshori nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

Ne si kolegj jemi shumë të gatshëm që ta mbështesim këtë program, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe asistimi të ndërsjellët  studentët tanë do të kenë mundësinë të jenë pjesë e aktiviteteve që  kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportin.

Koordinatori Hoti tha se me Programin Nacional për Rininë studentët do të kenë mundësi që të marrin pjesë në një garë që është e hapur për të gjithë studentët në Republikën e Kosovës pa dallim. Studentët do të kenë mundësi të tregojnë aftësitë e veta sportive e kreative dhe më të mirët e këtyre fushave do të shpërblehen. Ky program nuk është vetëm garë, por është filozofi në vete sepse do të zhvillojë frymën garuese dhe do të zhvillojë mendimin kritik në mesin e të rinjve”, tha Hoti.

Në anën tjetër, zëvendësdrejtoresha Brajshori tha se e kanë mirëpritur idenë e bashkëpunimit me Koordinatorin Hoti. “Ne si kolegj jemi shumë të gatshëm ta mbështesim këtë program. Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe asistimi të ndërsjellët, studentët tanë do të jenë pjesë e aktiviteteve që synojnë promovimin dhe zhvillimin e kulturës, sportit e diturisë”, theksoi Brajshori.

Ndërkaq z.Nehat Mustafa, Udhëheqës i Qendrës për Arsim dhe Karrierë në  Kolegjin Heimerer, premtoi mbështetje për aktivitetet e programit duke thënë se do të kenë të gatshëm 100 studentë vullnetarë për të ndihmuar në zbatimin e projektit.

Në takim prezent ishin zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z.Azem Guri.

Ky program Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim ta bëjë më atraktiv mësimin dhe të nxjerrë talent. Në kuadër të këtij programi do të organizohen gara në tri fusha kryesore: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Për të tria fushat janë përgatitur udhëzuesit për rrjedhën e garës dhe ne si kolegj jemi të lumtur që do të jemi pjesë e tij.