Kolegji Heimerer nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qendrën rehabilituese Kreativa Istok në Shkup

Kolegji Heimerer nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qendrën rehabilituese Kreativa Istok në Shkup

Stafi i programit të Ergoterapisë në Kolegjin Heimerer nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qendrën rehabilituese Kreativa Istok në Shkup, e cila merret me rehabilitimin e fëmijëve me autizëm, ngecje në zhvillim, down syndrome nga mosha 0 deri në 3 vjet.

Kjo marrëveshje është nënshkruar më qëllim që studentëve të programit të Ergoterapisë kolegj të ju mundësohet puna praktike gjatë studimeve.

Me këto marrëveshje për praktika profesionale gjatë studimeve, Kolegji Heimerer përmbushë misionin në arritjen e standardeve të larta evropiane në edukimin e profesionistëve shëndetësor, duke  rezultuar në cilësi të matshme të shkathtësive dhe njohurive profesionale dhe përgatitjen e kuadrove të kompletuar për tregun e punës vendor dhe ndërkombëtar.