Kolegji Heimerer nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me spitalin privat Kavaja

Kolegji Heimerer nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me spitalin privat Kavaja

Si rezultat i sukseseve dhe performancës së jashtëzakonshme në vendin e punës të studentëve dhe ish studentëve tanë në Spitalin Kavaja, Kolegji Heimerer ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me këtë institucion për të ju mundësuar studentëve punën praktike me mundësi punësimi.

Kjo marrëveshje do të ju mundësojë studentëve nga të gjitha drejtimeve të Kolegjit Heimerer, që pjesën praktike ta përfundojnë në Spitalin Kavaja.

Përfaqësuesit e Spitalit Kavaja ishin për vizitë edhe në kolegj, ku i takuan dhe i intervistuan një pjesë të studentëve që do të fillojnë praktikën në këtë semestër.