Kolegji Heimerer nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Korçës

Kolegji Heimerer nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Korçës

Kolegji Heimerer është i përkushtuar të zgjerojë rrjetin e partnerëve duke bërë kështu të mundur realizimin e shumë projekteve inovative. Kjo filozofi e ndërtimit të urave dhe e zgjerimit të partneriteteve u pasqyra edhe gjatë ceremonisë kryesore në ditën e themelimit të Kolegjit Heimerer, më 29 Mars 2019. Në këtë datë të rëndësishme për Kolegjin Heimerer u nënshkrua një memorandum bashkëpunim me Universitetin e Korçës ‘Fan S. Noli”.

Qëllimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është krijimi i një platforme të përbashkët mes Qendrave të Karrierës së Kolegjit Heimerer dhe Universitetit të Korçës. Platforma e përbashkët nuk do të mbetë vetëm në letër pasiqë të dy institucionet janë të përgatitura dhe kanë vullnet që rezultatet e këtij bashkëpunimi të dalin shumë shpejtë në pah. Hartimi i projektit për të organizuar konferencën e parë të punësimit dhe karrierës në Kosovë dhe Shqipëri veçse ka filluar. Kjo konferencë do të jetë vetëm një prej organizimeve të përbashkëta pasiqë platforma e përbashkët do të përfshijë edhe zhvillimin profesional të studentëve dhe shkëmbimin e stafit akademik

Suksesi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve do të jetë shumë lehtë i arritshëm kur dihet se të dy institucionet kanë vlera të përbashkëta me qëllim të ngritjes së kualitetit akademik në Kosovë dhe Shqipëri. Pikësynimi i çdo bashkëpunimi është përfitimi dhe zhvillimi akademik e profesional i studentëve. Prandaj, studentët e të dy institucioneve do të përfitojnë nga ky memorandum nëpërmjet ligjëratave, trajnimeve, tryezave të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Memorandumi u nënshkrua nga Presidenti i Bordit Drejtues të Kolegjit Heimerer, Z. Petrit Beqiri, dhe përgjegjësit për Qendrën e Karrierës së Universitetit të Korçës, z. Romeo Terolli. Hapi i parë i krijimit të bashkëpunimit është realizuar dhe pritet që në të ardhmen ky bashkëpunim të zgjerohet në fusha tjera.