Kolegji Heimerer organizon aktivitete me rastin e shënimit të Ditës Evropiane të Logopedisë

Kolegji Heimerer organizon aktivitete me rastin e shënimit të Ditës Evropiane të Logopedisë

Kolegji Heimerer e shënon 6 marsin, Ditën Evropiane të Logopedisë duke organizuar një varg aktivitetesh me qëllim të vetëdijësimit të audiencës për Logopedinë dhe rëndësinë e Logopedit në parandalimin, identifikimin, vlerësimin, diagnostifikimin dhe trajtimin e personave që kanë probleme në komunikim duke përfshirë problemet në të folur, gjuhë, gëlltitje, zë dhe në kuptimin e të folurit.

Kjo ditë lindi që në vitin 2004, kur CPLOL (komiteti permanent i logopedëve në Evropë) organizoi ditën Evropiane të Logopedisë, në mënyrë që të rriten njohuritë dhe shkathtësitë e profesionistëve shëndetësor në të gjithë Evropën. Kjo ditë konsiderohet të ketë një rëndësi të
veçantë në vetëdijesimin e qytetarëve mbi çrregullimet e komunikimit dhe ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut, të drejtat e personave me çrregullime komunikimi dhe mundësitë për të ndihmuar ata.

Komunikimi është gjithçka: Terapia e Gjuhës dhe të Folurit është çelësi!

#Heimerer