Kolegji Heimerer shton modulin e Financës në SIMS

Kolegji Heimerer shton modulin e Financës në SIMS

Departamenti i Teknologjisë Informative në bashkëpunim me Departamentin e Financave ka përmirësuar platformën SIMS në përpjekje për t’a lehtësuar procesin e pagesave për studentët e Kolegjit Heimerer. Moduli i Financës është një modul i pagesave studentore që do t’ia mundësoj studentit të:

  • Monitorojë gjendjen e llogarisë përmes SIMS-it
  • Gjenerimin dhe shtypjen e fletëpagesës në SIMS

Procesi i pagesës përmes platformës SIMS mund të bëhet përmes fletëpagesave që nxjerren nga Moduli i Financës. Këto janë hapat që studenti duhet të kalojë në mënyrë që të kryejë obligimet financiare ndaj Kolegjit Heimerer:

  • Studenti duhet të shtypë tre (3) fletëparaqitje të printuara nga Moduli i Financës dhe duhet të bëjë pagesën në njërën nga bankat komerciale.
  • Fletëpagesa e mban standardin e Kos-Giro sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)
  • Pas kryerjes së obligimet, gjendja financiare përditësohet në SIMS
  • Konfirmimi i pagesës bëhet përmes raportimeve nga ana e Bankës sipas afateve të cekura.

Për më shumë detaje rreth Modulit të Financës mund ta konsultoni këtë udhëzues të përgatitur nga Departamenti i Teknologjisë.

Link: https://issuu.com/kolegji-heimerer/docs/udhezuesi_per_modulin_e_finances_ne