Konferenca dhe Simpoziume

Simpoziumi Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore

Simpoziumi Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore, organizuar nga Kolegji Heimerer në bashkëpunim me organizata të tjera, synon të promovojë shkencat shëndetësore dhe të prezantojë fusha të reja shëndetësore për komunitetin kosovar. Simpoziumi shërben si një platformë për përvetësimin e njohurive të reja dhe diskutimin e sfidave me të cilat përballen profesionistët e shëndetësisë në nivel global. Çdo vit, simpoziumi përqendrohet në një temë me rëndësi të veçantë në sektorin e shëndetësisë. Tema e simpoziumit përcakton llojin e punëtorive dhe prezantimeve që do të organizohen. Ligjërues dhe prezantues kombëtarë dhe ndërkombëtarë e simpoziumit janë ekspertë në fusha të ndryshme shëndetësore. Simpoziumi gjithashtu ofron një mundësi për hulumtuesit dhe studentët e rinj për të shfaqur ide dhe zbulime të reja përmes prezantimit të posterëve.

        Objektivat kryesore të simpoziumit janë:

  • Të bashkojë profesionistë të njohur shëndetësorë, ekspertë, hulumtues dhe gazetarë nga vende të ndryshme për të diskutuar çështjet aktuale dhe sfidat në shkencat shëndetësore
  • Për të krijuar një forum diskutimi që do të shërbejë si një platformë për ndarjen e ideve, strategjive dhe hulumtimeve të reja në shkencat shëndetësore
  • Për të nxitur bashkëpunimin midis hartuesve të politikave dhe hulumtuesve shëndetësor me qëllim të përmirësimit të shkencave shëndetësore;
  • Të sensibilizoj shoqërinë për sfidat në fushën e Shkencave të Shëndetit

Konferenca Evropiane e Gjuhës dhe të Folurit

Konferenca Evropiane e Gjuhës dhe të Folurit, organizuar çdo vit, synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të zvogëlojë stigmën rreth çrregullimeve të gjuhës dhe të të folurit. Konferenca fokusohet në promovimin e rëndësisë së trajtimit të hershëm nga ekipet shumë profesionale dhe bashkëpunimin e logopedëve me profesionistë të tjerë të shëndetit mendor dhe fizik. Kjo konferencë, përveç se inkurajon hulumtime  të reja në terapi të gjuhës dhe të folurit, siguron shtytjen e nevojshme për të nisur hulumtime të reja lidhur me shëndetin që mund të kenë ndikim në përmirësimin e shëndetit dhe jetës së individëve në shoqërinë tonë. Nëse jeni të interesuar të dini më shumë për hulumtimet e paraqitura në konferencat e kaluara, ju lutem klikoni këtu për të parë përmbledhjet e hulumtimeve të ndryshme.

Konferenca Ndërkombëtare e Infermierisë

Konferenca Ndërkombëtare e Infermierisë, e organizuar për herë të parë në vitin 2017, ka një rëndësi të veçantë në promovimin e inovacionit dhe hulumtimit shkencor në fushën e infermierisë. Prezantimet, tryezat e rrumbullakëta dhe prezantimet e posterëve në këtë konferencë nxjerrin në pah sfidat e përditshme të profesionistëve shëndetësor, veçanërisht infermierëve, dhe zgjidhjet potenciale që mund të ndihmojnë në kapërcimin e këtyre sfidave. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shqyrtojnë çështjet me interes të ndërsjellë, si dhe të shkëmbejnë njohuritë, të diskutojnë ide të ndryshme dhe të bien dakord për zgjidhje.

Ekspertët kombëtar dhe ndërkombëtar marrin pjesë dhe shfrytëzojnë këtë konferencë si një platformë për shkëmbimin e njohurive rreth praktikës së infermierisë dhe mënyrave të shumta për përmirësim. Kolegji Heimerer, përmes konferencave si këto, është i vendosur të japë kontribute të paçmueshme komunitetit shkencor, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet hulumtuesve, edukatorëve, stafit akademik, dhe profesionistëve shëndetësor.

Objektivat kryesore të konferencës janë:

  • Të ndihmojë komunitetin infermieror në Kosovë të përditësojnë praktikat e tyre dhe të përmirësojnë cilësinë  e profesionistëve të shëndetësor
  • Të rritet ndërgjegjësimi për sfidat dhe gjendjen aktuale të praktikës infermierore në Kosovë
  • Të nxitë bashkëpunimin mes profesionistëve shëndetësor, institucioneve shëndetësore, edukatorëve dhe hulumtuesve me qëllim përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në Kosovë.