Lansohet projekti për qendrën e parë multidisciplinare në vend për praktika shëndetësore të studentëve

Lansohet projekti për qendrën e parë multidisciplinare në vend për praktika shëndetësore të studentëve

Sot, Kolegji Heimerer në partneritet me tetë organizata dhe institucione vendore dhe ndërkombëtare dhe me financim nga Programi Erasmus+ i Unionit Evropian lansuan projektin për qendrën e parë multidisciplinare në vend për praktika shëndetësore të studentëve.

Qëllimi i themelimit të kësaj qendre është ngritja e kompetencave të mësuesve dhe studentëve në fushën e rehabilimit në Kosovë, duke mundësuar edukimin praktik në shkencat e rehabilitimit/ shëndetit përmes mësimit gjatë gjithë jetës (LLL), në përputhje me procesin e Bolonjës dhe bashkëpunimin me ofruesit e rehabilitimit/shëndetësisë, ministritë dhe industrinë.
Si projekt i parë i këtij lloji në Kosovë, kjo qendër përcakton themelet e konceptit të menaxhimit të përbashkët të rehabilitim, multidisciplinaritetit, përfshirjes së pacientit dhe menaxhimin e rehabilitimit.

Zbatimi i këtij projekti do të bëhet nëpërmjet rrjeteve, punëtorive, vizitave studimore, qarqeve rajonale të studimit, seminareve reflektuese dhe pilotëve, ku do të ndodhë konteksti, shkëmbimi i njohurive dhe mësimi i bazuar në praktikë. Grupet kryesore të synuara janë institucionet e arsimit të lartë që ofrojnë rehabilitimin / edukimin shëndetësor dhe stafin dhe studentët që ofrojnë shërbime të rehabilitimit / shëndetësisë.

Njëherësh kjo qendër do të ndihmon në ngritjen e kapaciteteve të hulumtimit dhe inovacionit të bazuara në përvojat dhe praktikat më të mira të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Ky projekt është i financuar nga Programi Erasmus + i Unionit Evropian dhe përfshinë një konsorcium prej 9 partnerëve, prej tyre 6 partnerë vendorë dhe 3 evropian. Janë 6 institucione të arsimit të lartë, 2 organizata joqeveritare dhe 1 ministri.

Kolegji Heimerer që nga viti 2010 ofron programe studimi në shkencat shëndetësore në nivelin bachelor, si Infermieri, Logopedi, Ergoterapi, Teknik Laboratori dhe Pedagogji Profesionale në Shëndetësi si dhe Master në Menaxhimin e Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore si dhe njëherësh është i vetmi institucion që ofron kualifikime të tilla në vend dhe rajon, kështu duke qenë pioner i profesioneve të reja në vend.