Denise Ciarlo mban ligjëratë dhe punëtori në Kolegjin Heimerer

Denise Ciarlo mban ligjëratë dhe punëtori në Kolegjin Heimerer

 

Denise Ciarlo, themeluesja dhe drejtoresha aktuale e “Qendrës për të mësuarit e patologjisë së të folurit” do të vijë në kampusin e Kolegjit Heimerer për të dhënë një ligjëratë dhe punëtori me temën “Kurrikula intenzive e artikulimit”. Ligjërata dhe punëtoria do të mbahet të mërkurën, me datë 15 Maj 2019, nga ora 09:00- 16:00, në sallën 303.

Zonja Denise Ciarlo ka lindur në Washington, SHBA dhe është PhD. Cand. në shkencat e Terapisë Gjuhësore. Znj. Ciarlo ka diplomë Master në Terapi Gjuhësore, si dhe në Studime Ndërkulturore me përvojë 40 vjeçare me punën praktike me shkolla, spitale, qendra neuromuskulare, dhe terapi në shtëpi.

Punëtoria do të mbahet në gjuhën angleze, mirëpo do të ketë përkthim në gjuhën shqipe. Poashtu, studentët do të pajisen me materialet me të cilat do të punojnë, si dhe para fillimit të punëtorisë do t’u kërkohet të instalojnë një App për student-response-system që quhet TurningPoint. Shpresojmë t’iu shohim në sallën 303 këtë të mërkurë!