Logopedi (BSc)

Logopedi (BSc)

3 Vite | 180 kredi

Fusha në rritje e logopedisë u prezantua për herë të parë në Kosovë si një program universitar në Kolegjin Heimerer. I akredituar nga Ministria e Arsimit të Kosovës, ky program përgatitë studentët për praktikë profesionale si Logoped. Përveç fokusit të profesionit në çrregullimet e komunikimit, një logoped gjithashtu synon të parandalojë rastet e çrregullimeve në të folur dhe të rrisë aftësitë e komunikimit në njerëz të shëndetshëm. Bachelor në Logopedi u mundëson studentëve të mësojnë për trajtimin e çrregullimeve në komunikim tek fëmijët dhe të rriturit e që përfshijnë problemet në të folur, problemet me zë, belbëzimin dhe gëlltitjen.

Programi i Logopedisë qëllimisht ka renditur lëndët e programit në mënyrë që studentët, së pari, të mësojnë rreth proceseve normale të komunikimit verbal e më pas duke ndërtuar mbi këtë bazë të studiojnë lëndë akademike me fokus të vecantë në çrregullimet në komunikim. Kurrikula u krijua për të formësuar Logopedë të nivelit më të lartë. Ngjashëm me programet e tjera në Heimerer, Logopedia i kushton një rëndësi të madhe arsimit praktik apo eksperimental ku studentët nuk janë të trajnuar vetëm në lëndë teorike, por iu jepet rëndësi të vecantë hulumtimeve laboratorike dhe përvojës klinike. Pajisjet dhe infrastruktura e Kolegjit Heimerer ofron ambient të përsosur për mësimdhënie dhe metoda të reja dhe inovative.

Gjatë këtij programi trevjeçar, studentët do të kenë mundësi të përvetësojnë aftësi dhe njohuri nga profesorët, profesionistët dhe hulumtuesit me një ekspertizë të konsiderueshme në një gamë të gjerë të çrregullimeve të gjuhës, të folurit dhe të gëlltitjes. Ky program unik në Heimerer do të jetë një përvojë e çmuar arsimore pasi studentët do të ekspozohen ndaj një përmbajtje akademike të përzgjedhur mjeshtërisht për të krijuar një gjeneratë të logopedëve kompetent në Kosovë dhe në rajon.

Për shkak të përkushtimit të Kolegjit Heimerer për përgjegjësi dhe ndikim shoqëror, studentët dhe të diplomuarit e këtij programi do të punojnë edhe drejt ngritjes së vetëdijes mbi çrregullimet e gjuhës dhe të folurit si pjesëtar të komuniteteve të ndryshme.

Dekani Programit Shkencat Shëndetësore Terapeutike

PhD. Mulaim Kaqka

mulaim.kaqka@kolegji-heimerer.edu

Mulaim Kaqka përfundoi studimet bazike në Fakultetin e Edukimit dhe Rehabilitimit, në drejtimin e Logopedisë dhe Surdoaudiologjisë. Në vitin 2013 përfundoi studimet  master në logopedi dhe linguistikë në Universitetin e Tuzlës, në Bosnje dhe Hercegovinë. Pas studimeve të masterit, prof. Mulaimi regjistroi studimet e doktoraturës (PhD) në shkencën e linguistikës në Universitetin “Josip Juraj Shtrosmayer” në Osijek, Kroaci. Ai mbrojti doktoraturën e tij të parë në logopedi në vitin 2013 në universitetin e Tuzlës, Bosnje dhe Hercegovinë. Ndërsa, studimet e doktoraturës së dytë i përfundoi në vitin 2017, në fushën e disleksisë dhe disgrafisë. Aktualisht është Dekan i Departamentit të Shkencave Shëndetësore Terapuetike në Kolegjin Heimerer.

Prodekane e Shkencave Shëndetësore Terapeutike

PhD.Ana Poposka

ana.poposka@kolegji-heimerer.eu

Ana Poposka përfundoi studimet bazike në Universitetin e Mjeksisë- “ S Kliment Ohridski”, Bitola, Maqedoni, në vitin 1997. Në vitin 2002, ajo diplomoi në fushën e Rehabilitimit dhe Edukimit Special, në Universitetin “ SS Cyril and Methodius” në Shkup  dhe në vitin 2008-2009 përfundoi studimet bazike të dyta dhe Master në Logopedi në të njëjtin universitet. Në vitin 2014, studimet e doktoratës i përfundoi në Rehabilitim dhe Edukim Special- Logopedi , poashtu në Univerzitetin “ SS Cyril and Methodius”.  Prof. Poposka, nga vitit 2009, punon në institucionin për rehabilitim logopedik, dëgjim dhe zë në Shkup, Maqedoni. Ajo është udhëheqëse e departamentit të Logopedisë në këtë institucion. Gjithashtu, Prof. Poposka është drejtuese në Sektorin për zhvillimin e programit në “Shoqatën e edukatoreve special dhe rehabilitues në Republikën e Maqedonisë” dhe një person aktiv në Bordin ndërkombëtar  të Logopedëve, komunitetin për Shoqatën Korporuese Nderkombëtare të edukatorëve ne RM, grupin shkencor të Maqedonisë për Psikofizilogji, si dhe në grupin shkencor për autizëm.

Asistente e programit për çështje klinike

Msc.Hatixhe Zogaj

hatixhe.zogaj@kolegji-heimerer.eu

Msc. Hatixhe Zogaj përfundoi studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin i Pedagogjisë Speciale në vitin 2004, ndërsa studimet Master i përfundoi në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Jyväskylä në Finlandë në drejtimin Edukimi Inkluziv në vitin 2007, ku në përfundim të studimeve filloi punën në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë si mësuesja e parë në Kosovë për fëmijët me autizëm.Ka punuar edhe në shumë udhëzime administrative për Edukimin Inkluziv në kuadër të Ministrië së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ka marrë pjesë në Grupin Punues për hartimin e Planit Individual të Arsimit  (PIA) për fëmijët me nevoja të veçanta në MASHT dhe FSDEK, po ashtu edhe në Udhëzuesin për përdorim të PIA-s, hartimin e dokumentit për Vlerësimin Profesional të fëmijëve me nevoja të veçanta, për ekipet vlerësuese komunale.

Asistente e Programit për çështje Klinike

MSc.Cand. Ajshe Bekirovska

ajshe.bekirovska@kolegji-heimerer.eu

Ajshe Bekirovska ka kryer studimet Bachelor në Logopedi në  vitin 2012 në Universitetin Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi”, Maqedoni. Gjithashtu, ka përfunduar specializimin në  vitin 2014 në fushën e Logopedisë në Universitetin Shtetëror “Shen Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku ka fituar  titullin Logoped klinik/specialist. Bekirovska tani vijon studimet master në Univerzitetin Trakya, dega – studime interdisciplinare  për persona me nevoja ndryshe, në Turqi. Bekirovska tani është kryetare e Platformës së Inkluzionit dhe trajnere e ABA terapisë dhe  PECS-it.

SEMESTRI I I-RË

Shkrimi akademik

Kompetencat, historia dhe roli profesional në TFGJ

Gjuhë angleze

Gjuhë gjermane

Shkencat e sjelljes

Edukimi praktik: Orientimi në multidisciplinaritet

 

SEMESTRI I II- TË

Shkencat gjuhësore

Hyrje në strukturat e sistemit shëndetësor

Shkencat biomjekësore

Metodat specifike në TFGJ me fokusim çrregullimet e gjuhës

Edukimi praktik : Orientimi në TFGJ

 

SEMESTRI I III-TË

Metodat specifike për TFGJ me fokusim çrregullimet e fituara të gjuhës

Arsyeshmëri Klinike

Dëshmia e bazuar në praktikë dhe të kuptuarit e hulumtimit

Edukimi praktik: Procesi diagnostikues

 

SEMESTRI I IV-TË

Metodat specifike për TFGJ me fokusim çrregullimet e zërit

Metodat specifike për TFGJ me fokusim çrregullimet tek të folurit

Statistika dhe epidemiologjia

Edukimi praktik: planifikimi dhe zbatimi i trajtimit

 

SEMESTRI I V-TË

Hyrje në metodat kualitative dhe kuantitative të hulumtimit

Metodat specifike në TFGJ me fokusim çrregullimet e gëlltitjes

Edukimi praktik: Procesi i terapisë dhe vlerësimi

 

SEMESTRI I VI-TË

Bashkëpunimi ndërprofesional

Çështjet etike dhe diversiteti

Hyrje në ekonominë biznesore,

Punimi i diplomës bachelor