Mbahen ligjërata online përmes Video Konferencës

Mbahen ligjërata online përmes Video Konferencës

Fundjavën që shkoi, falë Video- konferencës, projektit inovativ të implementuar nga departamenti i TI’së në Kolegjin Heimerer, u mbajt ligjërata online me studentët e programit të masterit në Menaxhimin e Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore të Kolegjit Heimerer.

Mbajtjen e ligjëratave online përmes video-konferencës e ka mundësuar edhe digjitalizimi i klasave të mësimit, ku më shumë 170 llaptopë janë vendosur nëpër klasa të ndryshme në mënyrë që studentët të kenë mundësi të mësojnë duke shfrytëzuar burimet online të informimit dhe mësimit.

Kolegji Heimerer vazhdon të jetë kolegji i vetëm në Kosovë që ofron programe unike të studimit dhe ambiente inovative të mësimit.